• |
ide | kryesore

“Nuk flas më për titullin”. Colella ndryshon taktikë, Shensoi llogaritar: “Me 2 pikë në ndeshje dalim kampion”

-Instant, Sport
Colella



“Shpresojmë që kjo fitore të na ndihmojë të rifitojë besimin dhe të kthejë në formë ata që kanë ardhur. Kush vjen nuk është në gjendje si ata që kanë ikur. Por pak nga pak do ia dalim. Ky është një nga objektivat në këtë vit, që të zhvillojmë lojtarët e rinj”. Giovanni Colella sigurisht që e di mirë se nuk janë të rinjtë objektivi i Partizanit. Të kuqtë kërkojnë titullin dhe pas pesë ndeshjes pa fitore e thyer me triumfin 1-0 në Ballsh, mund ta quajë veten me fat që është akoma në lojë.

Lexo më tej: Video/ Penalltia e dyshimtë e Markut hap kampionatin: Vllaznia mposht Tiranën mes polemikave

Italiani është përfundimisht më i qetë pas suksesit: “Jam unë i pari që inatosëm – tha Colella -. Por nuk jam unë ai që duhet t’i kërkoj shumë gjëra, që i bëjnë për herë të parë në jetën e tyre. Nuk më intereson, nuk do të flas më për titullin, t’i bëjmë ndeshjet me radhë. Përfundova me Bylisin dhe mendojmë për Erzenin, pa thënë pse na duhen tre pikët”, përfundoi italiani.

SHENSOI OPTIMIST PAVARËSISHT POZICIONIT PESIMIST

“Në 4 ndeshje kemi marrë 6 pikë dhe me këtë mesatare mbijetojmë. Me dy pikë për ndeshje bëhesh kampion, nëse merr 1,5 pikë për ndeshje 100% mbijeton. Do të mundohem që në këto 4 ndeshje të radhës, të paktën të fitojmë 8 pikë. Tani kemi rënë përsëri ku ishim kur erdha unë. Por duhet të bëjmë një lëvizje dhe të gjejmë vetëbesimin dhe të fitojmë më shumë pikë”. Naxhi Shensoi nuk dekurajohet pavarësisht humbjes së dytë radhazi, që kur erdhi në Ballsh. Tekniku kosovaro-turk karikon ambjentin, duke qenë i bindur se Bylis do të shpëtojë. Një optimizëm euforik i teknikut, që nuk përligjet nga renditja, por nga llogaritë.

Pastaj Shensoi shpjegon ndeshjen e humbur me Partizanin: “Patëm probleme me Trumçin i cili nuk luajti. Pastaj edhe Felipe në sulm. Adili dhe Damçevski ishin të dëmtuar, kishim probleme në skuadër që na ndikoi vetëbesimin. U munduam më tepër të mbrojmë rezultatin 0-0 e të shohim çfarë mund të bënim”. Në fund edhe një shigjetim për arbitrin. “Krijuam një rast me Qardakun, aty ishte penallti – tha Shensoi -. Një gabim ndoshta ka bërë arbitri, edhe ata kanë të drejtë të gabojnë” e mbylli tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *