• |
ide | kryesore

PSG, lojtarët tensionohen me Galtier dhe drejtuesit: Marquinhos kritikon egër portierin Donnarumma

-Instant, Sport
Donnarumma



PSG në vitin 2023 është një katastrofë. Përvec eliminimit nga Kupa e Francës përballë Marseille, skuadra pariziene vjen nga humbjet në transfertë ndaj Monaco dhe Rennes. Të dyja në fakt më të rënda se sa tregon rezultati. Situatën e përkeqëson, në prag të rikthimit të Champions League, klima në dhomat e zhveshjes. Ajo pariziene tashmë është kthyer në fuçi baruti, sipas rikonstruksioneve të bëra në Francë. Neymar përplaset me Camos, Marquinhos shpërthen kundër Donnarumma.

Pikërisht në ndeshjen ndaj Monaco, e humbur 1-3, klima u ndez që në pushim. Nerva të tensionuara, fjalë të rënda mes trajnerit Christophe Galtier dhe drejtorit sportiv Luis Campos në përplasjen me Marquinhos dhe Neymar. Diskutimi – siç raportohet nga L’Equipe – u ndez shpejt dhe ishte një hap larg degjenerimit.

Drejtuesit nuk janë shprehur të kënaqur me ecurinë e skuadrës së Galtier. Tekniku akuzon lojtarët se nuk respektojnë udhëzimet e tij, duke humbur agresivitetin në fushë. Marquinhos mbrojti shokët e tij të skuadrës. Ndërsa sjellja e Neymar u shfaq mjaft e shkujdesur, brenda dhe jashtë fushës.

Në fushë, numri 10 brazilian ia nxori inatin Vitinha, duke e mbuluar me fjalë jo tamam të bukura, ashtu si edhe Ekitike. Neymar kundër thuajse të gjithëve, në një dhomë zhveshjeje afër shpërthimit. E në horizont është 1/8 kundër Bayern Mynih, një takim që nuk duhet humbur për një mijë arsye.

Nuk përjashtohet nga kritikat edhe portieri i PSG Gianluigi Donnarumma. Nëse Neymar dhe Marquinhos u kapën në radhë të parë drejtuesve dhe trajnerit, mbrojtësi i Selecao nuk kurseu fjalë të ashpra ndaj portierit. Donnarumma pas ndeshjes foli me tifozët e zemëruar të PSG-së. Gjë që vetë Marquinhos kishte kërkuar shprehimisht të mos e bënte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *