• |
ide | kryesore

“Shtëpia e bardhë”: Nuk kemi shenja se po mbërrijnë alienët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shtëpia



Një avion luftarak amerikan rrëzoi një “objekt të paidentifikuar” mbi liqenin Huron të dielën me urdhër të presidentit Joe Biden nga “Shtëpia e bardhë”. Ky ishte rasti i katërt brenda 8 ditësh dhe reagimi i fundit ushtarak në një situatë të jashtëzakonshme episodesh të tilla të njëpasnjëshme në hapësirën ajrore të SHBA-së. Zyrtarët e Pentagonit besojnë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në kohë paqeje.

Një nga arsyet për goditjen e objekteve ishte balona e përgjimit nga Kina që përshkoi hapësirën ajrore të SHBA-së në fund të janarit, tha në një konferencë me gazetarët gjenerali Glen VanHerck, kreu i Komandës Veriore të SHBA-së. Që nga rrëzimi i balonës më 4 shkurt, avionët luftarakë kanë goditur objekte mbi Kanada dhe Alaskë. Zyrtarët e Pentagonit thanë se këto objekte nuk përbënin kërcënime për sigurinë, por dihej aq pak për to, saqë zyrtarët e Pentagonit nuk përjashtonin asgjë, madje as UFO-t.

Por Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, nisi konferencën për shtyp të së hënës, duke sqaruar se SHBA-ja nuk është e shqetësuar për një prezencë të jetës aliene apo jashtëtokësore.

“Unë thjesht doja të sigurohesha që ta adresojmë këtë nga Shtëpia e Bardhë. E di që ka pasur pyetje dhe shqetësime në lidhje me këtë, por nuk ka asnjë tregues të alienëve ose aktivitetit jashtëtokësor me rrëzimet e fundit të objekteve” – tha Jean-Pierre.

“Doja të sigurohesha që populli amerikan ta dinte këtë. Dhe është e rëndësishme për ne që ta thoshim këtë nga këtu, sepse kemi dëgjuar shumë për këtë”, – tha zyrtarja e lartë duke shkaktuar të qeshura tek gazetarët në dhomën e informimit.

Ajo bëri shaka se “e pëlqente filmin “ET”, përpara se t’ia linte podiumin koordinatorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby. SHBA tha se po punon ende për të përcaktuar natyrën dhe qëllimin e objekteve fluturuese që janë rrëzuar së fundmi. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Hahaha, ti moj kellire je alieni vete. Ti dhe gjith pederastat transat dhe gjith monstrat e tjera qe keni zaptuar shtepine e bardhe. Robt ku ti keni, ndyrsira.

    1. Je shume palle o JP. Lexo e shiko jo vetem CNN se ca kare eshte kjo dhe gjithe administrata woke e Bidese se halese:)

    2. shif se mos ka dale mgruaja me pulle te kuqe me mcconigalin ate boj e merr nonji lek ne pornhub o bythqir muti

  2. Kjo debilja tha qe avioni goditi nje objek ne Kanadia, dmth as emrin e Kanadase nuk e dinte mos flasim per thagmat qe leshon perdite ne konferenca shtypi me gazetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *