• |
ide | kryesore

Video/ Allegri i tërbuar me reagimin e Chiesa, pastaj grindet me një tifoz për Kean: “Çfarë dreqin ke, qepe”

-Instant, F1, Sport, Video
Allegri



Juventusi fitoi ngushtë ndeshjen kundër Fiorentinës në Stadium, por Massimiliano Allegri u tërbua në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte një ndeshje e tensionuar mes bardhezinjve dhe violave, si në fushë ashtu edhe në pankinë. Shumë mundësi të pashfrytëzuara nga Juve dhe rreziku për të pësuar një barazim në fund nxorri nga vetja teknikun Allegri. Shenja e parë e nervozizmit të trajnerit erdhi kur Federico Chiesa u zëvendësua. Lojtarit nuk i pëlqeu zgjedhja e trajnerit dhe doli pa dëshirë duke tundur kokën dhe duke përsëritur “jo”. Për këtë arsye tekniku iu kthye me tone mjaft të larta.

Në fund, të ndeshjes Fiorentinës iu anulua një gol i Castrovilli. E ndërsa arbitri kontrollonte me VAR pozicionin e parregullt të Ranierit, Allegri u tërbua në pankinë. Ulërima e kritika gjithë skuadrës, duke vrapuar sa para prapa. Në fund të ndeshjes, trajneri livornez ishte në qendër të debatit edhe me një tifoz bardhezi. Me gjeste, Allegri iu drejtua personit që po fishkëllente disa lojtarë. Pas ndeshjes Allegri e komentoi incidentin: “Më vjen keq sepse shumica e tifozëve e kuptojnë momentin dhe na mbështesin. Pastaj është dikush që, për shkak se vendos që dikush nuk vlen pa lidhje, vjen me idenë që futet e duhet fishkëllyer”.

Lexo më tej: Video/ Juventusit i anulohet dyfishimi, Fiorentinës barazimi në shtesë: Rabiot i jep fitoren Allegrit

“Kean, De Sciglio, ndonjëherë Paredes, janë lojtarë të Juventusit dhe në këtë moment të gjithë janë të nevojshëm. Më vjen keq që dikush vjen në stadium me idenë se luan ai: ta fishkëllej. Luan ai tjetri: ta fishkëllej. Mendoj se është mungesë respekti për një grup djemsh që po bëjnë gjëra të mira në një moment të vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *