• |
ide | kryesore

Video/ Mensah i kthen buzëqeshjen Colella-s: fitorja e parë e 2023-it vjen në fushën e ‘tersit’

-Instant, F1, Sport, Video
Mensah



Fitorja e parë e vitit 2023 vjen në fushën e tersit për Partizanin, që shkon të impnohet 0-1 në Ballsh. Kundër Bylis vendosi një gol i Mensah, që i dha fund serisë prej 5 ndeshjesh pa sukses për të kuqtë. Colella mund të marrë frymë, skuadra e tij rikthehet 3 pikë nga vendi i parë, në javën e 21 të Superiores.

Të ngarkuar psikologjikisht, lojtarët e Partizanit e dinin se nuk mund të gabonin, pas humbjes së kryesuesve një ditë më parë. Në Ballsh kryeqytetasit e nisën të kujdesshëm, por të parë sjelljen e skuadrës së Shensoi. Tekniku i ballshiotëve luajti me agresivitetin e zakonshëm të ndeshjeve në shtëpi, por pa dalë në aventurë. Në fakt, portierët nisën të drithërohen vetëm në fundin e pjesës së parë. Cara i vetëm, përballë Teqjas nuk shënoi në minutën e 43 e portieri i huazuar nga të kuqtë rezistoi edhe në goditjen e Matondos pak sekonda më vonë.

Bylis ishte në pritje, me shpresën se një kundërsulm mund t’i nxirrte fitues. Vetëm se shumë inistiativë një skuadre me kualitete si Partizani nuk është një ide e mirë. Lojtarët e Colella u shtynë përpara më me bindje, duke gjetur golin në minutën e 77’. Mensah, i ardhur nga stoli për të zëvendësuar Carën, vendosi ndeshjen duke devijuar para Teqjas.

Kështu Partizani futet sërish në garën për titull, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve. Skuadra e italianit Colella kap sërish Vllazninë, duke qendruar tre distanca larg Tiranës kryesuese. Bylis, në anën tjetër, vazhdon të jetë në vendin e 9 me 23 pikë, duke luftuar për mbijetesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *