• |
ide | kryesore

Berisha i vendosur: PD nuk bojkoton zgjedhjet, ata që duan të na përjashtojnë do përballen me ne

-Instant, Lajme, Të fundit
Berisha i vendosur: PD nuk bojkoton zgjedhjet, ata që duan të na përjashtojnë do përballen me ne



Në mbledhjen e Kryesisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi fatin e opozitës. Me vendosmëri para deputetëve të opozitës ai ka thënë se nuk ka më tërheqje. Kryedemokrati është shprehur se PD-ja nuk do i bojkotojë zgjedhjet dhe se do të përballet me çdo përpjekje për t’i grabitur ato.

“Sot është koha që ne të bëjmë gjithcka për një komunikim direkt me qytetarët. Në WP Edi Rama del i zhytur deri në fyt në aferat me McGonigal. Gazetari i BILD në NY deklaroi haptas se dokumentet po edhe hetimet faktojnë se Gonigal u mor me Sali Berishën. Tani kthehemi prap McGonigal është në burg, ky kryeministër këtë nuk mund ta pranojmë ndaj duhet të vazhdojmë me presistence mënyrë kreative.

Njerezit ju thonë pa dhunë nuk përmbyset unë iu them atyre që qëndresa është forcë, dhuna nuk të sjel në objektivat që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjen civile, ne nuk marrim pushtet me forcë. Ju e shifni si sillen në parlament, kurrë nuk ka qenë në këtë situatë, një grusht njerëzish të zhveshur nga cdo lloj morali e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm. Më akuzonin mua dje si fajtor për sjellët e shfrenuara të tjerëve, apo fajin e ka Saliu, kjo ishte kulmore.

Ja deri ku shkon degradimi duhet ta dini që aty ishte dhe diçka tjetër. Ndaj kërkoj që koalicioni PD-PS i grave të faktonte që për shfrenimet e këtij fajin e kishte Berisha. Shikoni në cfarë shkalle këta kanë humbur cdo lloj logjike, kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë cdo gjë. Duhet të falënderoj qytetarët për përgjegjësinë që po tregojnë në protesta.

Duhet të vazhdojë. Këtu grabiten zgjedhjet, në do të qëndrojmë ndaj cdo akti apo përpjekje për të grabitur zgjedhjet. Ne nuk bojkotjmë zgjedhjet. Përpjekja për të përjashtuar PD është etapa e tretë e skenarit e të njëjtit autor, por do marrin përgjgijen e merituar. Nuk ka asgjë më të paligjshëm se shpallja palë e atij që nuk është palë. Ata që duan të na përjashtojnë ne do përballen me ne”. 



7 Comments

  1. Dordoleci komunist ka mesuar nga Enveri cfare jane revolucionet. E keqja qendron edhe te disa kokrrat e trapave qe shkruajne ketu dhe nga padija nuk e dine dhe nuk kane si ta kuptojne qe revoluconin francez komunistet e kthyen ne teori dhe praktike komuniste. Koha e revolucioneve komuniste ne demokraci ka mbaruar. Ajo ekziston vetem ne koken e nje komunisti si Berisha.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar rilindas Revolucionet nuk kanë të bëjnë me komunizmin, përkundrazi komunizmi i përdori revolucionet, për të realizuar qëllimet e tyre për ardhjen në pushtet.
      Revolucionet lindin kur klima sociale në një vend ndryshon dhe sistemi politik nuk reagon .
      Njerëzit dekurajohen nga kushtet ekzistuese, gjë që ndryshon vlerat dhe besimet e tyre.

      1. O loqe qe nuk merr vesh nda dogma komuniste po ngelesh te analiza te pavlera sociale dhe politike ne demokraci. Teoria komuniste qe revolucionin e bejne masat, partia i ben ato te ndergjegjshme e kane teori dhe praktike komunistet qe nga koha e Leninit.Ne demokraci e drejta e pushtetit ushtrohet me vote dhe levizjet kunder cdo pushteti i ben shoqeria civile dhe jo partite. Truri i jot sa i mizes i duhet me shume kohe ti thote peldafit pilaf. Lexo ndonje material nga dogmat komuniste por do te duken te veshtira per tu kuptuar per trurin tend aq sa do te duken sikur po shkon ne hene me shkalle.

  2. Iu uroj te gjithe kolegeve te Foltores, gezuar Shen Valentinin.

    Le te bejme se bashku Revolucionin e Dashurise te udhehequr nga Lideri me i mire dhe me i dashur qe ka njohur Shqiperia, Edi Rama.

    Thojini Jo urrejtjes. Refuzoni Sali Berishen dhe planet e tij urrejtje-nxitese.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Jorgo PD do ta qijë rilindjen, çështje muajsh. Foltorja është narativa edvin-kim-alibashë për të injoruar PD dhe Berishën, po historia e këtyre 33 viteve ka treguar, vetëm qorrat dhe ata si ti, nuk e shohin apo nuk duan ta shohin, se FAKTORI MË I FUQISHËM POLITIK në Shqipëri është Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *