• |
ide | kryesore

Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën”

-Instant, Sport, Video
Lukaku



Momente tensioni të lartë te Interi gjatë ndeshjes kundër Sampdorias në Marassi në Genoa. Në fund të pjesës së parë Lukaku dhe Barella patën një diskutim flagrant në mesin e fushës. Belgu i zemëruar foli fjalë shumë të ashpra shokut të skuadrës.

Një sherr flagrant, i parë nga tifozët e pranishëm në stadium dhe i dëgjuar qartë edhe në transmetim. Në minutat e fundit të pjesës së parë të dy zikaltrit patën një diskutim të zjarrtë. Ato që shkaktuan sherrin verbal ishin gjestet plateale të Nicolò Barella. Mesfushori i drejtohet Romelu Lukaku, fajtor sipas tij se ishte i pasaktë. Përgjigja e ish-qendërsulmuesit të Chelseat ishte shumë e ashpër.

Lexo më tej: Lukaku gabon një stopim Dzeko qesh në pankinë: tifozët të tërbuar me boshnjakun, video bëhet virale

Lukaku nuk e kapërceu skenën e shokut të tij, për më tepër jo e para e një mbrëmjeje mjaft nervoze për të. Belgu menjëherë filloi ta qortojë me fjali shumë të forta të kapura nga kamerat: “Mjaft, mos guxo. Mos bëhet kështu, nuk bëhet kështu, qepe!!!“, i bërtiti qendërsulmuesi mesfushorit të kombëtares italiane. Megjithatë, Barella nuk u frikësua dhe vazhdoi të qortojë belgun, i cili në atë moment e rriti dozën: “Qepe gojën! Mjaft me ato krahë!”, e intimidoi ai. Në përpjekje për të interpretuar buzët e Big Rom, duket se një fyerje e rëndë i del nga goja…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *