• |
ide | kryesore

Bashkimi i dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, GJKKO rrëzon kërkesën

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për bashkim të dosjeve lidhur me aferat e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Kërkesa është kundërshtuar nga prokurori Dritan Prençi me pretendimin se nuk kemi të bëjmë me të njëjtat fakte penale, dhe procedurat për dhënie me koncesion të këtyre inceneratoreve nuk kanë qenë të njëjtat.

Pas dëgjimit të palëve Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzoj kërkesat e mbrojtësve për bashkim të çështjeve. Seanca vijon ku janë duke u degjuar pretendimet e 20 të pandehurve lidhur me akuzat e SPAK.

Prokuroria lexoi aktet për kalim të dosjes për gjykim e pas përfundimit të pretendimve të mbrojtësve do vendoset nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim. Gjithashtu të pandehurit për inceneratorin e Fierit një tjetër kërkesë që i kanë paraqitur gjykatës është edhe pushimi i akuzave të SPAK, pasi nuk ka prova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *