• |
ide | kryesore

Brazili zgjedh trajnerin e ri: Ramon Menezes teknik me kohë të përcaktuar, pastaj një emër i madh

-Instant, Sport
Menezes



Në pritje të emrit të bujshëm, dyzet ditë nga ndeshja e radhës zyrtare, Brazili ka zgjedhur një trajner të përkohshëm. Bëhet fjalë për Ramon Menezes. Ai ka qenë trajneri i U-20, me të cilin fitoi pak ditë më parë Sudamericano Sub-20, një sukses që i mungonte që në vitin 2011 në Brazil. Njoftimi erdhi bashkë me atë të testit miqësor në Tangier kundër Marokut në 25 mars. Miqësorja do të jetë e vetmja e pauzës. Sepse, siç shpjegoi vetë Federata e Brazilit, “periudha do të ndahet midis përgatitjes së lojtarëve dhe ndeshjes kundër Marokut. Prandaj CBF ka zgjedhur të luajë vetëm një ndeshje por e nivelit të lartë konkurrues”.

Lexo më tej: O Globo zbulon trajnerin e ri të Brazilit: Ancelotti largohet nga Madrid në qershor për pankinën e Seleçao

Federata, pra, merr kohë, ndoshta deri në fund të sezonit. Në fakt, synimi është t’i besohet kombëtares një profil i lartë trajneri. Në këtë kuptim më i konsideruari është Carlo Ancelotti, aktualisht në pankinën e Real Madrid. Ndërkohë Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF, komentoi kështu emërimin provizor të Menezes: “Ky është fillimi i një cikli të ri për futbollin brazilian. Federata është e përkushtuar ndaj kombëtares që do të luajë kundër një kundërshtari të fortë, siç është Maroku. Vitin e kaluar ai arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar. Do të jetë një test i mirë për përzgjedhjen e skuadrës braziliane. E sigurisht një ndeshje që do të zgjojë interesimin e tifozëve tanë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *