• |
ide | kryesore

De Ligt bën paqe me të kaluarën e tij: “E ndjek Juven e shpresoj të fitojë, kurrë nuk i kam thënë ato gjëra për klubin”

-Instant, Sport
De Ligt



I keqinterpretuar. I pa kuptuar. Ose, edhe më keq, i etiketuar padrejtësisht si mosmirënjohëse për fjali asnjëherë të artikuluara. Në fakt, disi me vonesë, por disa muaj pas transferimit të tij te Bayern Mynih, Matthijs De Ligt u distancua nga frazat për të kaluarën e tij. Ato kundër Juventus kishin shkaktuar kaq shumë diskutime e polemika. Holandezi, pasi ua hodhi “fajin” atyre që keqinterpretuan apo edhe shpikën ato fjalë, është betuar për dashuri ndaj fanellës bardhezi.

Një pozicionim që mund t’i shërbejë egos së tifozëve, të cilët tani kanë shumë për të menduar. De Ligt, i është kthyer të flasë për të shkuarën, pas suksesit të Bayern në Champions League kundër PSG. Holandezi, ndoshta ka qenë i ndikuar nga euforia e një suksesi në Parc des Princes, që lehtëson shumë rrugën e bavarezëve drejt çerekfinaleve.

Lexo më tej: Prapaskena/ Bonucci tregon çfarë nuk i pëlqeu nga De Ligt: “Fraza të pahijshme, duhet respekt”

Kjo ka qenë në fakt deklarata e mbrojtësit holandez, i intervistuar pas ndeshjes: “Unë ende e ndjek Juventusin dhe nuk i kam thënë kurrë ato që janë shkruar. Por i kuptoj tifozët, të cilët vazhdojnë ta mbështesin skuadrën, edhe në këtë moment të vështirë. Shpresoj që Juve të fitojë sërish dhe të bëjë mirë edhe në Europa League”. Një frazë që i lejon të gjithë të jenë në paqe. Në Torino, sado mirënjohës të jenë ndaj de Ligt, nuk janë penduar edhe aq shumë. Së pari për paratë që i ka lejuar klubit të arkëtojë. E së dyti sepse pjesa e riinvestuar te Bremer po jep frytet e shpresuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *