• |
ide | kryesore

Digjet gjatë natës banesa në Shkodër, humb jetën 60-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Nga zjarri ka humbur jetën një 60-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liria” në Shkodër. Flakët ranë në një banesë private.


Për pasojë ka pësua dëmtime të shumta edhe një 59-vjeçare, e cila është dërguar te Trauma.

“Rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër,  ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën

Po si pasojë e zjarrit  ka pësuar  dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, ka njoftuar policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *