• |
ide | kryesore

Tifozë racistë? Ata që do e pësojnë janë klubet: në Brazil dënime ekzemplare për të përfshirët

-Instant, Sport
Brazil



Racizmi në botën e futbollit vazhdon të jetë një plagë e vështirë për t’u mbyllur. Nuk janë të rrallë episodet kur lojtarët sulmohen dhe ofendohen nga tribuna për ngjyrën e lëkurës ose kombësinë e tyre. Mjetet e përdorura nga federatat e ndryshme për të luftuar fenomenin (gjobat, mbyllja e sektorëve, etj.) duket se kanë pak efekt. E kështu në Brazil u vendos që të përdoret një lloj tjetër qasjeje, shumë më e rëndë. Ishte Confederação Brasileira de Futebol (CBF) që e njoftoi vendimin.

Për të luftuar dhe zhdukur fenomenin e racizmit në botën e futbollit duhen ndëshkime shembullore. Kështu, në Brazil u vendos të miratohet një sistem shumë më i ashpër ndëshkues. Ata që do e pësojnë janë klubet, tifozët e të cilëve do të përfshihen në këtë lloj episodi vulgar. Amerikanojugorët do të jenë të parët që miratojnë në rregullat e përgjithshme të garave mundësinë e ndëshkimit të klubeve me pikë penalizimi. Gjithnjë në rast të sjelljeve raciste ose diskriminuese nga ana e tifozëve të tyre. Një sanksion që do të hyjë në fuqi që në ndeshjet e Kupës më 22 shkurt.

Lexo më tej: Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë 15 mijë euro për Veronën, por hetohen fyerjet ndaj Osimhen

FJALËT E PRESIDENTIT TË FEDERATËS BRAZILIANE

Presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, komentoi me kënaqësi vendimin e marrë nga federata: “Kemi vendosur të shkojmë më tej në ndëshkime, duke i hequr pikë një klubi në një nga garat tona”, shpjegoi ai. “Përveç sanksioneve sportive, duhet të gjejmë mënyrën që çdo akt racizmi apo diskriminimi të vdesë, jo vetëm në sport. Por që shkelësit të dënohen edhe me ligj”. Linjë shumë e ashpër, por që duhet parë a do të shërbejë për atë që u ngrit. Nëse më në fund do të ketë një bllokim për një fenomen tepër shqetësues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *