• |
ide | kryesore

Aksident me dy të plagøsur në Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan, Aksident rrugor, Pogradec



Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotme në kryqëzimin e Niklës, në Fushë-Krujë. Sipas njoftimi të policisë nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç. dhe pasagjerja në këtë makinë, motra e tij.

Të aksidentuarit janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 09:30, te kryqëzimi i Niklës, automjeti me drejtues shtetasin E. Ç., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. F., 32 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të demtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç. dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij, shtetasja B. Ç., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *