• |
ide | kryesore

Deputetët e PD ankimuan vendimin për përjashtimin nga Kuvendi, Byroja e lë në fuqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa deputetët e PD kanë ankimuar ditën e sotme vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e tyre nga seanca, Byroja e ka lënë në fuqi atë.

Sipas deputetëve vendimi ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi ata nuk kishin thyer asnjë rregullore, duke kërkuar që ditën e sotme të futen në seancë.

Në një deklaratë para derës së Parlamentit, Belind Këlliçi tha se përjashtimi që po u bëhet deputetëve të opozitës, është një çmenduri e Edi Ramës dhe Lindita Nikollës për t’u penguar atyre fjalën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *