• |
ide | kryesore

Hysaj e Lazio me objektiv të imitojë suksesin e Romës e Kumbullës: ja përballjet në 1/8 e Conference League

-Instant, Sport
Lazio



Conference League mund të jetë më e varfra nga tre kompeticionet europiane, por, nëse e fiton, çdo klub mund t’i lejojë vetes parada nëpër qytet, si ndodhi me Romën pas triumfit në Tiranë. Lazio dhe Fiorentina janë dy nga favoritet e mëdha të kompeticionit. Një mendim të kupa të italianet e kanë, sepse suksesi nuk duket si një ndërmarrje kaq titanike. Fiorentina, mund të përpiqet të shpëtojë një sezon që është padyshim më i dobët se viti i kaluar. Bardhekaltrit, nga ana tjetër, kanë një vend në Champions në synimet e tyre. Të besuarit e Sarri, megjithatë, do të ishin të lumtur të imitonin kushërinjtë e tyre verdhekuq një vit më parë.

Për të ecur drejt finales së Eden Arena në Pragë duhen hedhur hapat një nga një. Italiano e nis nga Braga dhe Sarri nga Cluj. Fiorentina rikthehet tek e 4-3-3 i preferuar dhe duket e orientuar drejt tridhëmbëshit. Nico Gonzalez, një nga misteret më të ndërlikuara në futbollin botëror nëse peshohet potenciali dhe efektshmëria aktuale do të jetë në krah të Jovic e Saponara. Përballë, në Portugali, është Braga e drejtuar nga Artur Jorge. Braga është e treta, por e shkëputur nga dy gjigantët e Lisbonës dhe Portos. Pika më e fortë: mesfushorët sulmues Ricardo dhe André Horta.

Lazio luan në shtëpi kundër Cluj të Dan Petreskut. Sarri duket i orientuar drejt një përmbysjeje që ka të bëjë me mesfushën. Loja do ti besohet Marcos Antonio dhe në krah të tij Basic dhe Vecino. Gjithmonë duke shpresuar që Immobile të rikthehet goleadori i zakonshëm, ndryshe nga sa ndodhi të shtunën me Atalantën. Periudha e pushimit larg fushave të lojës duket se i ka bllokuar pak armën e tij të preferuar. Kupa mund të jetë turneu i duhur për ta parë atë duke festuar sërish.

Lexo më tej: Barcelona e Lewandowski sfidon United e Rashford, beteja e Camp Nou mbizotëron Europa League: ja përballjet

Knockout Round Play-offs Europa Conference League

18:45 Bodo/Glimt – Lech Poznan
18:45 Qarabag – FK Gent
18:45 SC Braga – Fiorentina
18:45 Trabzonspor – Basel
21:00 AEK Larnaca – SC Dnipro-1
21:00 FC Sheriff – Partizan Beograd
21:00 Lazio – CFR Cluj
21:00 Ludogorets Razgrad – Anderlecht


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *