• |
ide | kryesore

Lidhjet me kinezët/ New York Post zgjeron përmasat e aferës “McGonigal”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kjo ishte seanca e katërt parlamentare që kryeministri Edi  Rama hesht për marrëdhënien  e tij me Charles McGonigal në parlament, pavarësisht ngulmimit të opozitës. Tërheqja nga replikat për këtë çështje ra në sy edhe në shkrimin e Washington Post pak ditë më parë. Si asnjëherë tjetër, nuk ishte prononcuar zëdhënësi i kryeministrit Endri Fuga, por punonjësja e zyrës së shtypit, Manjola Hasa.

Spekulimet janë se Rama ende nuk është i sigurtë se çfarë mund të dalë nga dosja hetimore, prandaj hesht, sipas devizës se “çdo gjë që thua mund të përdoret kundër teje”.

Këtë ide e përforcon një shkrim i sotshëm i New York Post, media amerikane që zbuloi skandalin e emaileve të Hunter Biden, djalit problematik të presidentit amerikan Joe Biden.

New York Post ka analizuar kontaktet e Dorian Duçkës, këshilltarit pa pagesë të kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht përfaqësues i një konglomerati kinez, CEFC.

Dihet tashmë se Dorian Duçka ishte bashkë me Ramën, Agron Nezën dhe Charles McGonigal në takimin e parë në kryeministri në Shtator të 2017. Më vonë ai ndihmoi personalisht për udhëtimet e dëshmitarëve të dosjes “Muzin” duke bashkëpunuar me McGonigal.

Washington Post zbulon pse fshihet Rama

Lidhjet e Duçkës me Hunter Biden dhe kompaninë kineze CEFC

Por sipas New York Post, Duçka duke qenë përfaqësues i kinezëve të CEFC-së ishte i njohur edhe për djalin e presidentit amerikan, Hunter Biden. Në një nga emailet në laptopin e Hunter Biden, djali i presidentit amerikan shpreh mirënjohje për kontaktet që i ka krijuar ai.

“Neza prezantoi McGonigal me një tjetër shqiptar me lidhje të mira, Dorian Ducka, i cili ishte këshilltar i Ramës dhe gjithashtu punonte për CEFC. Një fotografi e publikuar muajin e kaluar në median shqiptare me burim nga China Daily në maj 2017 tregon Ducka duke qëndruar me kryetarin e CEFC, Ye Jianming, i cili i dha Hunterit një diamant 3,16 karatësh që vlerësohet të jetë 80,000 dollarë në shkurt 2017.

Ju gjithashtu i dha Hunter-it një bonus paraprak prej 1 milion dollarësh në mesin e vitit 2017, i cili përfundimisht u pagua për të ndihmuar kolegun e CEFC-së Patrick Ho pas arrestimit të tij.
Ducka shfaqet në laptopin e braktisur të Hunter në një diskutim me email rreth CEFC midis Hunter dhe bashkëpunëtorëve James Gilliar dhe Rob Walker.

“Dorian ishte një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet të shqyrtojmë se si ta përfshijmë atë” shkroi Gilliar në emailin e 13 majit 2017.

“Nuk ka shans të mos e bëjmë” përgjigjet Hunter, “dhe sikur shumica të thotë jo, unë do t’i heq paratë nga paga ime.”

Kjo bujari nuk ishte e zakonshme nga Hunter, i cili në atë kohë po i qahej partnerëve të tij të biznesit dhe kërkonte një pjesë më të madhe të fitimeve.

“Hunter nuk nxirrte asnjë qindarkë nga xhepi”, thotë një burim, i cili beson se “Doriani” i përmendur mund të jetë Ducka, pasi Gilliar kishte bërë biznes për CEFC në Shqipëri. “Kështu që kur Hunter thotë se ai do të paguante [Dorianin] kjo është një demonstrim i lidhjeve të forta” shkruan New York Post.

Misteri/Si u zhduk shkrimi i Bild që implikonte Ramën

A u përdor McGonigal nga Hunter Biden në shërbim të kinezëve?

Duke parë se si Duçka, ashtu edhe Hunter Biden janë të lidhur fort me kompanitë kinezë, Neë York Post ngre pikëpyetje nëse edhe Charles McGonigal u vu në shërbim të tyre.

Nga emailet në laptopin e Hunter Biden është zbuluar se Ye Jianming i kërkoi në muajt korrik-shtator të 2017 të verifikonte nëse FBI po e hetonte atë apo drejtuesin e kompanisë Patrick Ho Chi-ping dhe djali i presidentit iu përgjigj se kjo nuk ishte e vërtetë.

Por në nëntor, Patrick Ho Chi-ping u arrestua nga agjentët e FBI-së sapo zbriti në Aeroportin JFK.

“Kryetari Ye ishte shumë i zemëruar” se inteligjenca e Hunter ishte e gabuar, kujton burimi për Neë York Post.

“Kushdo që pyeti Hunter në FBI e gënjeu dhe tha se Ye dhe Ho nuk ishin objektiva.”

Ne e dimë se Hunter kishte të paktën një burim në FBI, sepse avokati i Nju Jorkut, Edëard Kim, të cilit Hunter i ngarkoi punën ligjore për të ndihmuar Ho pas arrestimit të tij, e pyeti Hunterin në një email nëse ai mund të mbështetej në kontaktet e tij të FBI-së.

“Nëse jeni në gjendje të gjeni emrat e agjentëve të FBI-së me të cilët folët, kjo do të ishte e dobishme,” i shkroi Kim Hunterit më 18 nëntor 2017, në përgjigje të kërkesës së Hunterit që të vepronte me vendosmëri për Ho.

Në atë kohë, McGonigal ishte në krye të Divizionit të Kundërzbulimit të FBI-së në zyrën fushore të Nju Jorkut që kreu arrestimin” shkruan New York Post.

Shkrimi merr në analizë lidhjet e protagonistëve të aferës McGonigal, që është zyrtari më i lartë i FBI-së që procedohet ndonjëherë.

Në dosjen e Washingtonit për McGonigal nuk ka asnjë akuzë për korrupsion për kryeministrin Edi Rama i cili është imun nga drejtësia amerikane për shkak se mban postin e kreut të qeverisë.

Por ditët e fundit një seri raportimesh nga mediat më serioze të SHBA nuk lënë asnjë dyshim se McGonigal i shërbeu Edi Ramës në këmbim të favoreve.

Me përfshirjen e oligarkut rus Oleg Deripaska dhe me lidhjet e konglomeratit kinez, zhurma e skandalit McGonigal sa vjen e zgjerohet në SHBA.

Republikanët kanë nisur një hetim në kongres mbi çështjen McGonigal, që tenton të zbulojë çdo detaj nga veprimtaria e ish zyrtarit të FBI-së, për të kuptuar nëse ai u përdor nga agjensitë e huaja të inteligjencës ruse apo kineze, në hetime të rëndësishme ku ka marrë pjesë në të shkuarën./Lapsi.al



23 Comments

  1. Po nuk doli i lidh edhe me korene e veriut, pres koken

    Jashteqitjet post-moderniste qe çoç kujtojne se jane…ushtar i xhaxha e sorres, e moren ne qafe

    Do perfundoje si ver llapa

    1. Babale e Belind Krricit jo New York Post.
      Shpif, shpif se dicka do te mbetet.
      Vazhdoni protestat se ja, edhe 10 vjet dhe Ramuti thyen qafen.
      C’a jane 10 vjet. Berisha eshte 79 vjec, do te jete 89.

      1. Nga John Schindler*

        Të hënën paraqita një raport që zbulonte se skandali i sikletshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) që rrethon ish-yllin e saj të kundërzbulimit, Charles McGonigal, i akuzuar për korrupsion, është shumë më i keq nga sa kanë pranuar Departamenti i Drejtësisë dhe media.

        LEXO EDHE:
        Belind Këlliçi takime me qytetarët: Bashkia e Gjobave e mbyll mandatin më 14 maj!

        Teksa ende shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së më 2017, ai u bë partner i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe i Partisë Socialiste në pushtet. Në cilësinë e zyrtarit të lartë të FBI-së, besohet se McGonigal të ketë zhvatur shqiptarë të pasur në një lloj skeme mashtruese mbrojtjeje në të cilën ai premtonte t’i mbronte oligarkët nga sanksionet e SHBA në shkëmbim të ryshfeteve të mëdha. Shuma e bërë nga McGonigal nga kjo shkon te 32 milion dollarë (të cilën besohet se i ka ndarë me partnerët). Raportova edhe se McGonigal i zhvati Shefqet Kastratit, biznesmeni më i madh i naftës në Shqipëri, 12 milion euro më 2017.

        Pas kësaj, përfaqësuesit e Kastratit kontaktuan Washington Examiner për të mohuar me forcë pretendimin. Atje aktet e denja për mafian të McGonigal, në bashkëpunim me qeverinë në Tiranë, kanë pushtuar faqet e para.

        Akuzat vazhdojnë të shtohen për zhvatjen e biznesmenëve të pasur nga Ballkani nga ana e McGonigal, duke përdorur pozicionin e tij në FBI si pikë mbështetjeje për mashtrimin.

        Ka raportime edhe se aleati i Ramës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka paguar McGonigalit 8 milion euro për të siguruar shpalljen non grata nga Washingtoni të Ylli Ndroqi. Ndroqit iu sekuestrua perandoria mediatike nga socialistët më 2020 mes akuzave për trafik droge dhe pastrim parash – të cilat janë të njëjtat gjëra për të cilat qeveria e Ramës akuzohet gjerësisht se është e përfshirë.

        Tani del një tjetër lajm në median shqiptare për operacionin e zhvatjes nga McGonigal, në këtë rast në dëm të oligarkut Pëllumb Salillari, një nga “oktapodët e mëdhenj të korrupsionit” në Shqipëri. Pretendohet se Salillari i ka paguar McGonigalit 5 milion euro për të përmirësuar reputacionin e tij në Washington, ku vlerësohet se ka lidhje kriminale. Ky ishte një tjetër ryshfet i madh për të blerë mbrojtjen e McGonigal nga qeveria amerikane.

        Në shkrimin e së hënës vija në dukje se McGonigal kishte tentuar zhvatje të ngjashme në vende fqinjë midis shqiptarëve etnikë dhe edhe kjo është përmendur nga media lokale. Ngjitur me Shqipërinë, në Kosovë, ka raportime se, përmes një ndërmjetësi me ndihmën e Agron Nezës, McGonigal frikësonte biznesmenë lokalë me kërcënimin se ishin në “listën e zezë” të Washingtonit, nga e cila zyrtari i FBI-së premtonte t’i hiqte kundrejt pagesës së duhur.

        Ai thonë raportet: “Ata kishin dokumente origjinale nga personi i FBI-së, nga McGonigal; ata vetëm sa ndryshonin emrat në to dhe i përdornin për t’ua treguar njerëzve duke iu thënë se do të futeshin në listën e zezë të SHBA dhe nëse paguanin mund të parandalohej”.

        Mashtrimi ishte i guximshëm: “McGonigal kishte akses në listat origjinale të përdorur për listimin e rusëve nga SHBA. Ata i morën këto lista dhe i ndryshuan emrat (rusë) me emra shqiptarë. Personi i FBI-së në Tiranë, partnerët e tij, kishin dokumente që dukeshin në rregull nga ana ligjore, me logon e FBI-së, të cilat ua paraqisnin biznesmenëve lart e poshtë për të cilët dyshonin se bënin gjëra që mund t’i fuste në listën e zezë të SHBA. Më pas rregullonin një takim me personin e FBI-së, zakonisht në Vienë, ku biznesmenët e trembur inkurajoheshin t’u paguanin partnerëve 1 deri në 5 milion”.

        Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por mund të vërtetoj se mashtrimi – duke iu treguar shqiptarëve të pasur dokumente të FBI-së të modifikuara me emrat e tyre në to – është e njëjta mënyrë veprimi me të cilën burimet e mia shqiptare më thanë se McGonigal dhe rrjeti i tij provoi t’u bënte shantazh. Vini re se akuzat për Kosovën pretendojnë për përfshirje të atasheut ligjor të zyrës së FBI-së në Tiranë, çka, nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korruptimit në Byro është shumë më i madh se McGonigal.

        Tani kemi raportime të shumta që tregojnë të njëjtën histori: Charles McGonigal, ndërsa shërbnte ende në FBI, madje duke qenë një nga zyrtarët më të lartë, iu bënte shantazh biznesmenëve nga Ballkani për miliona dollarë në bashkëpunim me politikanë lokalë të korruptuar. Këta akuza janë ose të vërteta ose false. Meqenëse McGonigal është paditur tashmë nga Departamenti i Drejtësisë për korrupsion, nuk është e vështirë të besohet se ka bërë edhe më tepër nga sa akuzohet në gjyq.

        Sa më shpejt, Kongresi duhet të shtrojë shumë pyetje, pasi korrupsioni i McGonigal mund të ketë infektuar edhe shumë zyrtarë të tjerë të FBI-së.

        *John R. Schindler ka shërbyer si analist i lartë i dhe oficer kundërzbulimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) të SHBA.

        Marrë me shkurtime nga gazeta “Washington Examiner”

    2. Jam EDVIN KRISTAQ RAMA VLLEH I PABESE , TANI E KUPTUAN AMERICANET?? thotë:

      I kam ngjare babait tim BASTARD E KALUAR BASTARDI !
      GJAKUN NUK E BEJ DOT UJE !

  2. Amerike keshtu ndodh kur zgjedh nje president pabuks, kerkon te pasurohet nga te gjitha drejtimet tani, si nuk i bie pika edhe me Ducken.

    Nuk donit Trymp qe nuk korruptohej se i kishte bere dollaret me punen e tij.

  3. Kjo po, por cfare faji ka Rama kur peshku gjigand boteror eshte qelbur nga koka.
    La-la e din me mire kete.

  4. Prandaj edhe kurva e la me daten 2 mars interpelancen sepse do te marr vesh se çdo te ndodh ne gjyqin e radhes qe eshte mbas dates 20 shkurt . Kjo kurve e ka mbush kupen me kohe , tani eshte radha te marre reston qe i takon kurvave si puna e palloshit .

    1. nigjo ti nona

      ka qe ne 2015 me marijuanen dhe kokainen dhe ndertimet ne qender te tirones qe kano bo kuadriljona dollare

      me aq ble cdo njeri mr planet (qe eshte ne treg, se ka edhe ca qe s’blihen kurre)

      ti psh u bleke lire me i sufllaqe qe e qu aftesi te modhe me ble robt me shume lek

  5. Makthi i Meta/j për vulën e PD në fakt lidhet me të ardhmen e tij në politikë.

    Legjitimimi i Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike nga një proces gjyqësor, e rikthen aksionin politik të Meta/j në pikën zero, pasi përveç shkatërrimit në zgjedhje më 14 maj, duke rrezikuar të dalin të tretët, Berisha dhe Meta/j humbasin arsyet përse janë bashkuar.Lapsi vazhdon me me tha,i thame ne,pastaj ai tha nevazhduam duke thene te gjitha fjale nga media dhe asgje nga akuza qe sot eshte ne gjykate dhe ju vazhdoni hani mut nga mediat amerikane

    1. Lul basha ???!!!!

      Ça pive ti re ???!!!

      Ik mer palle, ai u dogj pergjithmone

      Hala me ate klluf ju

      S’ju pelqe sala, shifni per noi tjeter, por me kto skorjet e rames, lulra alibera e co., hum kohen kot

      Se si nuk i shifni kto gjona, habi e modhe

  6. Opozita në rrugë për skandalin “McGonical dhe Shqiperia”, por Basha që përfshihet si “viktimë”, po fle e nuk ndihet.

    Ah, po, se harrova që beri një takim me gratë diku, ndonëse është kryetar i dorëhequr.

    Ndoshta ishte aktivitet për ditën e dashurisë , 14 shkurt…

  7. Portali i familjes Berisha e pranon se mediat amerikane citojnë Këlliçin, për shkrimet që Rama korruptoi FBI-në,njelloj si portali i shkelxenit jane dhe keto portale ne shba

  8. Për ata idhtarë të kumandarit Rama.Ore flijeni mendjen.E ka shkel në kallo Amerikën ky skandal nga Rama.Dhe shkelur keq madje.Me kinezë me rusë.Me gjoba ndaj bizneseve që Rama ja servirte agjentit të FBI. Më Maro punë ti mua se ke për t’u bo miliarder me ndihmën time. Këtë se gëlltit dot FBI vetë prandaj kanë hetuar me imtësi çar osht bo.Keshu, sa do të mundohet kumandari pas koke e ka . Edhe ju flijeni mendjen dhe flini të qetë natën se shumë jeni shqetsu.

  9. Fevziu i nxori foton e ‘Agron Nezës’ në fjalimin e kryeministrit në OKB, Rama e nxjerr blof,o gimi lepirsi ekselent i bythes se salihut qe na komenton me fjalet e salihut qe ka hall te madh me non grata dhe per kete arsye po i mbush sheshet me nga 970 cecene per revolucionin demokratik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *