• |
ide | kryesore

Moska bombardon qytetet kryesore ukrainase, Kievi: Presim një sulm të madh më 24 shkurt

-Instant, Lajme, Planet



Nata e djeshme ka rritur edhe më tej tensionin në Ukrainë. Po ashtu janë shtuar dyshimet se vala e dytë e shumëpërmendur e Moskës po afron gjithmonë e më shumë. Alarme ajrore kanë përfshirë pothuajse çdo qytet të Ukrainës. Ato janë dëgjuar edhe larg nga epiqendra e konfliktit, rajonet e Luhanskut dhe Donjeskut.

Shpërthime dhe sulme ndaj infrastrukturave janë regjistruar kudo. Ato janë ndier nga qyteti më i rëndësishëm i pjesës perëndimore, Lviv, por edhe në zonën qendrore të Poltavës, ndërkohë që alarmi pati edhe në kryeqytetin Kiev, ku disa balona, të përdorura për spiunazh nga rusët u rrëzuan nga përgjigjja kundërajrore ukrainase. Ndërkohë, duket se mund të jetë pikërisht 24 shkurti që kujton fillimet e operacioneve ruse në Ukrainë që mund të shënojnë edhe fillimin e valës së dytë të konfliktit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *