• |
ide | kryesore

Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin, Qarabag i Xhixhës kalon Gent

-Instant, Sport, Video
Jovic



Fiorentina fiton ndeshjen e parë të playoff-it të Conference League kundër Sporting Braga, e shkatërruar 4-0. Italianët kaluan përpara në minutën e 46′ me një goditje me kokë të Jovic. Serbi shfrytëzoi mirë asistin e Biraghi. Në fillim të pjesës së dytë, portugezët mbetën me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Tormena (55′). Ndërhyrje e ashpër e tij ndaj Jovic. Sulmuesi goditi sërish në minutën e 60′, duke shënuar dygolëshin personal. Goli i tretë erdhi nga këmbët e zëvendësuesit Cabral (79′). Po ai fiksoi pokerin në minutën e 90′. Ndeshja e kthimit në rendin e ditës më 23 shkurt.

Fiorentina siguroi një pjesë shumë të madhe të kualifikimit, duke dominuar ndeshjen e parë (4-0) ndaj Sporting Braga. Në shtesën e të parës, erdhi goli i avantazhit i Jovic, që legjitimoi 45′ të dominuara nga Viola. Skuadra e Italiano ishte pothuajse gjithmonë në kontroll të ndeshjes. Diferenca e vërtetë u bë kur Tormena u ndëshkua me të kuq në minutën e 55′ për një faull ndaj serbit. Pastaj Jovic shënoi dygolëshin në minutën e 60′. Sapo hyri në fushë, protagonist u bë edhe Cabral. Gol në minutën e 79 e dygolësh në minutën e 90′, pas një asisti të Ikoné. Kthimi pas një javë në Franchi.

XHIXHA BUZËQESH, XHAKA JO

Fiton minimalisht Qarabag, që thyen 1-0 Gent. Redon Xhixha pati 10 minutat në fund, por mori vetëm një karton të verdhë. Në transfertën me Trabzonspor, Taulant Xhaka luajti 90 minuta, por Basel u mund 1-0. Barazim pa gola mes Bodo/Glimt e Lech Poznan.

Europa Conference League Knockout Round Play-offs

Bodo/Glimt 0-0 Lech Poznan
Qarabag FK 1-0 Gent
SC Braga 0-4 Fiorentina
Trabzonspor 1-0 Basel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *