• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë, Lazio kalon Cluj: katër rezultate 1-0 në mbrëmjen e Conference League

-Instant, Sport, Video
Cluj



Lazio mposhti 1-0 Cluj në ndeshjen e parë të play-off të Conference League. Bardhekaltrit e teknikut Sarri bënë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e 1/8. Italianët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 15′ për shkak të një faulli si lojtar i fundit i Patric ndaj Ermal Krasniqit. Rumunët e Cluj nuk e shfrytëzuan epërsinë e tyre numerike duke luajtur shumë të ndrojtur. Goli i ndeshjes mban firmën e Immobile. Sulmuesi i bardhkaltërve, para ditës së sotme, kishte shënuar vetëm një gol në katër muajt e fundit. Immobile e kishte shënuar golin e fundit më 4 janar kundër Lecce. Pas shtatë ditësh në Rumani kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Lexo më tej: Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin, Qarabag i Xhixhës kalon Gent

Lazio lë kështu menjëherë pas humbjen në kampionat kundër Atalantës. Ciro Immobile rikthehet të shënojë dhe kualifikimi për në 1/8 është vërtet më afër. Jo aq për rezultatin e ngushtë, por për mungesën e forcës së Cluj. Rumundët, brenda një jave në Transilvani, duhet të ndryshojë taktikë dhe qëndrim për të shpresuar të përmbysin një deficit që me siguri 11 kundër 11 do të kishte qenë më i qartë. Pavarësisht se luajtën në inferioritet numerik për më shumë se 75′, kryeqytetasit nuk e ndjenë lojtarin mangut. Të besuarit e teknikut Sarri shkuan shumë më afër dyfishimit të epërsisë, sesa Cluj te barazimi.

CONFERENCE LEAGUE

Lazio-Cluj 1-0 (45 + 4′ C. Immobile)
Ludogoretz-Anderlecht 1-0 (9’ Rodrigues)
Sheriff-Partizan 0-1 (45’ Ricardo Gomes)
AEK-Dnipro 1-0 (84’ Garcia)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *