• |
ide | kryesore

Video/ Vlahovic nuk mjafton, Juventus ndalet nga Nantes me polemika: Bayer e pëson nga Monaco, Sevilla bën tris

-Instant, Sport, Video
Vlahovic



Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e mbrëmjes për bajtjen e playoff të Europa League, përpara kalimit në 1/8 e kompeticionit. Rezultate befasuese me barazimin në Torino të Juventus, që nuk i mjaftoi Vlahovic ndaj Nantes. Hap i sigurtë drejt kualifikimit për Monaco e Sevilla, me skuadrën e principatës që fitoi 2-3 në Leverkusen. Tris edhe për andaluzianët që likuiduan PSV.

JUVENTUS 1-1 NANTES

Aventura e Juventus në Europa League rinis me një barazim të hidhur, pas rënies nga Champions League. Në fakt, në ndeshjen e parë të playoff-it skuadra e teknikut Allegri nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Nantes. Çështja e kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e dytë në Francë. Në pjesën e parë, Vlahovic (13′) zhbllokoi ndeshjen pas një veprimi të shkëlqyer të Di Maria. Francezët u përgjigjën në pjesën e dytë me Blas (60′), që barazoi në kundërsulm. Nga aty një rrethim i plotë i Juventus në zonën e Nantes. Chiesa u ndal nga shtylla, Fideo nga traversa. Nuk shërbeu as hyrja e Kean për Vlahovic. Protesta në rikuperimin për një prekje në zonë me dorë, në një goditje me kokë nga Bremer. Arbitri e konsideroi faull të brazilianit.

Lexo më tej:Video/ Përmbysje e rikuperim spektakolar në Camp Nou: Barca barazon me United, Mourinho e pëson në fund

BAYER LEVERKUSEN – MONACO 2-3

Goditje në transfertë për Monaco, që mposhti Bayer Leverkusen 3-2. Ekipi i principatës e theu ngërçin pas nëntë minutash, me autogolin e bujshëm të Hradecky pas presionit të Embolos. Gjermanët japin shenja reagimi, që megjithatë ishte tepër i vakët gjatë pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë gjërat ndryshuan, me Leverkusen që barazoi rezultatin në minutën e 48′. Diaby mori asistin e Frimpong depërtoi brenda zonës dhe shënoi 1-1. Formacioni i Xabi Alonso dyfishoi avantazhin dhjetë minuta më vonë, falë golit të Florian Wirtz. Por mysafirët qëndruan në lojë dhe në minutën e 74′ e bënë rezultatin 2-2 me Diatta nga jashtë zonës. Ndeshja ishte ritmike në minutat e fundit, ku Monaco madje arriti ta fitojë në minutën e 92′ falë silurës së Disasi nga distanca. Përfundoi 3-2, me Monaco që fitoi raundin e parë dhe ka avantazhin e shtëpisë në ndeshjen e dytë.

SEVILLA – PSV EINDHOVEN 3-0

Fitore dërrmuese për Sevilla, që mundi PSV Eindhoven me rezultatin 3-0. Në dyzet e pesë minutat e para, holandezët trembën vendasit duke mbajtur topin në gjysëmfushën kundërshtare, por pa gjetur finalizimin. Me kalimin e kohës, andaluzianët morën masat, kontrolluan lojën dhe madje kaluan në avantazh. Në minutën e 47′ devijimi i El-Nesyri arriti pas një asisti të Jesus Navas. Në fillimin e pjesës së dytë, spanjollët vendosën turbon, duke shënuar dy gola radhazi për të fiksuar rezultatin 3-0. Në minutën e 50′ Lucas Ocampos dyfishoi shifrat. Lojtari u bë protagonist edhe pesë minuta më vonë, me asistin për 3-0 e Gudelj. Të pafat miqtë, që pak para minutës së 80′ goditën shtyllën me Veerman. Përfundoi 3-0, me Sevilla që vendos një këmbë në raundin e 1/8.

SPORTING LISBONA – MIDTJYLLAND 1-1

Barazim në shtëpi për Sporting Lisbona, 1-1 kundër Midtjylland. Në pjesën e parë pati shumë pak emocione. Portugezët e mbajtën topin për një kohë të gjatë, por nuk arritën të godisnin kundërshtarët. Në pjesën e dytë panorama ishte e ngjashme. Sporting u përpoq të jetë më pragmatik, por pa ia dalë. Vendasit kaluan 70% të zotërimit të topit, por ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin. Në minutën e 77′, rivënia katastrofike e Adan i dhuroi topin Ashour në hyrje të zonës. Sulmuesi nuk fali dhe bëri 1-0. Në fund vendasit arritën të gjenin barazimin me Coates. Përfundoi 1-1, me cështjen kualifikim të shtyrë për në ndeshjen e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *