• |
ide | kryesore

Afera amerikane/ Shkarjet e Ramës në intervistën me Fevziun

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama fevziu mcGonigal



Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë, si para dy javësh, për t’i mbivendosur parlamentit studiot televizive. Ndonëse nuk shkon të përballet me opozitën në kuvend, ai u shfaq tek Fevziu për të dhënë shpjegime për aferën McGonigal dhe menaxhimin personal që po i bën asaj duke krijuar konflikte me kundërshtarët e tij politikë.

Ndonëse dha shpjegime më shumë se çdo herë tjetër më parë, kryeministri pati disa shkarje, shmangie nga pyetjete dhe dredhi në përgjigje që Lapsi.al i ka mbajtur shënim gjatë gjithë bashkëbisedimit në “Opinion”.

Si u takua me McGonigal

Në përgjigjen e tij, shefi i qeverisë mbajti versionin se ka qenë Mc Gonigal që e ka i ka kërkuar fillimisht takim. Ai nuk përmendi më faktin se kjo u bë me anë të një komunikimi me SMS, por këmbënguli në këtë version që mban në këmbë alibinë e një kërkese të ardhur nga FBI-a amerikane, ndërkohë që ish shefi i kundërzbulimit të këtij institucioni e kishte mbajtur të fshehur për eprotët e tij udhëtimin në Tiranë. Ky version tenton të hedhë poshtë hipotezën se ka qenë Rama ai që ka dashur ta fusi në rrjetë Charles McGonigal për ta përdorur për qëllimet e tij.

Por versioni që gazeta e madhe New York Times jep për këtë ngjarje, e përgënjeshtron kryeministrin tonë. Sipas të pëeditshmes njujorkeze ishte këshllltari informal i Ramës, Dorian Duçka ai që e shpuri zyrtarin e FBI-së dhe Agron Nezën në zyrën e kryeministrit.  “Në shtator 2017, burrat udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit, zotit Rama. Z. Duçka, i përshkruar në akt- akuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama.”, shkruan “New York Times”.

Kompleksi Duçka

Dorian Duçka, këshilltari i tij informal, të cilin shefi i qeverisë e kishte pajisur me pasaportë diplomatike dhe email zyrtar nga kryeministria, ishte subjekti për të cilin Rama donte të fliste më pak. Kur Fevziu tentoi ta hapte këtë temë, ai u shmang duke i thënë ftojeni për intervistë dhe pyeteni vetë. Dhe kjo ka një shpjegim. Sepse Dorian Duçka është pika lidhëse që vërteton se McGonigal u pagua për të lobuar kundër opozitës. Ja seç shkruan New York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka, në Shqipëri, ai kontaktoi një prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

Pra, sipas drejtësisë amerikane Duçka ka qenë person kyç në nisjen e hetimit kundër opozitës, madje ai ka paguar me paratë e tij edhe dëshmitarët që do depononin për këtë çështje.  “Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione të mara nga zyra e kryeministrit gjatë hetimit dhe z. Duçka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI”, thuhet në aktakuzë. Prandaj Rama pothuajse nuk pranoi të flasë për Duçkën në dy orë bisedë.   

Nga erdhën dokumentat kundër opozitës

I pyetur nga Fevziu se pse në aktakuzë thuhet se materialet për hetimin kundër opozitës erdhën nga zyra e kryeministrit, Rama u përgjigj me një arrogancë boshe: “Puna e tyre se përse bëhen këto komente në këtë aktakuzë”.

Në fakt se përse bëhen, e shpjegojnë shumë mirë dy media të mëdha amerikane. Washington Post shkruan se “McGonigal u zhyt deri në fyt në një marrëdhënie sekrete me Ramën“, kurse New York Times përforcon: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”.

Alibitë qesharake

Ndonëse këto dy konkluzione, të dy prej pikave të referencës të shtypit botëror nuk u përmendën as shkarazi në intervistë, duke u hequr sikur nuk ekzistojnë, ato qëndrojnë si një verdikt mbi këtë aferë. Dhe kryeministri nuk e shuan dot gjurmën e tyre, as me idiotësi të tipit: “Përmendem 14 herë në aktakuzë se jam i gjatë“, as me akuzat se edhe Amerika ka media kazan dhe as me profecitë, të presim se si do dali e vërteta, pasi ai është i vetmi shqiptar që sheh tre hapa larg. Shkurt edhe me intervistën në Opinion, ai përforcoi sjelljen e shmangies nga parlamenti ku nuk pranon interpelancë apo mocion për debat. Rama nuk ka interes të bëjë transparencë për këtë çështje.   

©Lapsi.al



47 Comments

  1. Rama eshte i zhytur deri ne fyt ne arrogancen dhe hajdutllikun e vet, por tani ndryshon historia nuk ka ma Kim e Lu qe blihen si bagetia apo Palmer e Eskobar qe bejne lobinje me pagesa.

    Ketu flitet edhe per nderin e FBI dhe te SHBA,

    Kur arrin te kompromentoj dhe blej Rama mendo cfare behet me Rusin e Kinezin.

    1. Nje mut i madh do ndodhe. Mcgonja do denohet pak per ndonje lidhje te gabuar me ruset e aq. Rama as do permendet fare ne gjyq

      1. Po ty kush ta tha? Llaf i sigurt nga mren e kari?

        Fakti qe rama ka korruptuar zyrtaret e aleatit per interesa te vogla dhe realisht vari karin perkunder interesave te USA dhe per me teper aleatin e felliq ne publik, dduke krijuar telashe per administraten ne fuqi, nuk eshte gje e parendesishme per rrezik direkt per korruptim dhe minim te demokracise dhe shtetit

        Po ti do jesh plaka e videos qe vdiq edi rama

        1. O i paudhë, kështu i paemër. Rama është mut muti.
          Edhe socialistët nuk e duan.
          Mirëpo Rama paska lindur me këmishë.
          Vetën vdekja e Berishës është fundi i Edmutit.
          Por duhet të kesh në kokë, jo një kokërr gruri, por dy pare mend që ta kuptosh këtë.

    2. Dakort me të gjitha çfarë shlruan. Me të vërtetë dakort. Por, Rama hiqet vetëm kur ti jepet njerëzve një alternarive e mirë. Jo thjeshtë më e mirë se Rama, por një alternativë e mire. Sali Berisha nuk do të jetë kurrë kjo alternativë. Kjo do shihet prapë me 14 Maj, siç është parë tanimë që 10 vite. Ju bërtisni këtu, populli e voton. Ju pastaj thoni populli është i keq. Ndoshta jeni ju të këqinj. Aq të këqinj sa nuk ju voton njeri. Siç qartazi po e shohim nga zgjedhja në zgjedhje. Nejse, budallenjtë nui kanë brirë.

      1. Rama ka qene dhe eshte alternativa me bastarde.

        Asnje me shume se Rama nuk ka bere dem vendit dhe njerezve. Rama eshte rrezik real per shqiptaret.

        Cdo opozite eshte me e mire se nje qeveri e Rames.

    3. Rames i kane dhene fermanin. Rama i ka thene burgut hapu.

      Por dp jete interesante sepse si gjithmone te vetet do ta fusin. Lali apo bela bela apo lali

      Ka shnderruar ne pak vjet nje shtet plot me probleme , ne nje shtet karagjoz, karikature, zhgarravine pa asnje grame serioziteti.

      Burgun e ka pak

      Njehere e nje kohe ja vinin koken ne sater

  2. E ke fut doren te mjelli gjermanit ..je perly me kinezet e duckes. Tani qe u prene fijet e hunterit ti do shkosh si kove pusi.
    “Te jesh mik me amerikanet eshte fatale” never fails

  3. Akoma merreni me te tilla idiotlleqe. Ky lloj puzlle eshte problem fund e kry amerikan. Dhe cfaredo informacion qe te ket FBI do te mbetet i klasifikuar ose e thene shkurt, lapsi vetem do te hamendesoj dhe sapo te zgjohet nga gjumi ne mengjes vetem do mendoj se cfare te shkruaj per Ramen duke u bere bajat se po i bien fyellit ne te njejten vrime aq sa vetem titullin te lexosh e di shume mire se cfare shkruhet dhe te bie interesi. Problemi i ketij vendi eshte me i gjere se cfare mendon lapsi qe kufizohet vetem te qeveria qe ka kusure dhe ere te keqe pa fund por qellimisht anashkalohen keto probleme. Shikoni opoziten qe eshte ne diten e saj me te keqe. A mundet lapsi ta ndihmoj kete opozite. Patjeter qe po. Por kjo ndihme nuk vjen duke u marr perdite vetem me Ramen aq sa po na duket si film qe e kemi pare 100 here.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Shko mor idiot, rama është një kufomë tani, çka lidhet me Shqipërinë do të dalë në dritë, të tjerat që lidhen me FBI jo.

      1. Ti je hajvani i vertet dhe i vetmi ne llojin tend me zhvillim majmuni. Po te kthehesh ne retrospektive Rama gjithmone ka thene se une jam tre hapa perpara dhe koha e ka vertetuar. Po ku ta dish ti o i gjore kur akoma kujton qe ai majmuni qe rrinte ne maje te pemes gjate protestave te Bashes ka zbritur. Kam frike se je dhe ti bashke me te ne maje te pemes.

        1. Tre hapa para??? Poshte urave te parisit mbase.
          Eshte njeri i dobet karagjoz me nivel medioker. I pazoti per pune dhe arritje . Funderrine shpifes intrigaxhi me ambicje pushteti.

          Ne fakt rama eshte vegel dhe e ka investuar sorros dhe sorrosi leket e veta i mori mbrapsht kur ramen e beri kryeminister. Veglat jane aq hapa para sa i vendos i zoti.

          1. Ashtu si investoi miladin popoviçi e serbët e tjerë te enveri, të njëjtën ka bërë dhe sorosi

      2. Hahahahahaahahaa. Sa do qesh kur te fitoje prap i gjati ne 2025. Jo se e meriton. Se meriton. Po se ka ala hajdara si puna jote fiton ai

  4. Nuk e di si mund t’i quash idiotlliqe këtë aferë tepër serioze dhe e rëndë për FBI dhe vetë Amerikën. Jane prekur në nder dhe Rama është aktori kryesor në këtë skandal.Prandaj flet tamam si një person i papërgjegjshëm në intervistë kjo me qëllimin e vazhdimit të rrugëtimit të tij e bindjes e të qënit anësor.Por ka marrë fund.Amerika është goditur dhe do t’i japi kundergoditjen këtij satrapi.

  5. Jam EDVIN KRISTAQ RAMA VLLEH I PABESE , TANI E KUPTUAN AMERICANET?? thotë:

    Edo e kalon dot Atlantikun ?
    Do e kalosh vetem nje here kur TE EKSTRDOHESH SI I DENUAR NE USA.
    ALTERNATIVA JOTE ME E MUNDSHME ESHTE TE KERKOSH AZIL TEK ERDOGAN.
    Edvin ngele BASTARD GJITHE JETEN !

  6. nje mut ka per te ndodh, aq sa i ndodhi Berishes apo Likes per te gjitha skandalet e tyre aq ka per ti ndodh edhe ketij. Politikanet tan jan te paprekshem, te pakten deri me sot kete na ka mesuar historia.

    1. I varen kembet, por kalit i ka hyp mbrapsh.
      Ata qe jane pefshi ne dallavere kan cfare te humbin, mua as me rruhet fare spektator jam🍿🍿🍿

  7. Po te ishte i pster KM jone , te jini te sigurt qe ne kete kohe te trazuar do ta kishte kaluar Atllantikun per inatin tone

  8. Shkrim koti.
    Rama eshte solid .
    Saliun nuk e qi me njeri prandaj kerkon prap gjak.
    Pse gomar eshte Rama te japi llogari per nje kryespiun qe vendi I tij nuk ka akuze.
    Saliu nuk mbane mend emrin e baxhanakut kur hodhi ne ere Gerdecin.

    1. o gjë e trashë, nuk i jep llogari berishës, por popullit, përfaqësues i të cilit janë deputetë, o idioooot, e thotë kushtetuta

  9. Shpetimi i Rames eshte te rrije sa me gjate ne pushtet! Dhe si duken gjerat ka punuar shume fort per kete gje, aq sa duket e kote te shkosh se ky i ka fituar zgjedhjet pa filluar..jo vetem i vjedh por vendos shume elemente ne veprimet qe ben thjesht fiton zgjedhje e vazhdon rrethi vicioz per shqiptaret! Ketu duhet dhune, duhet te cohen studentet .. ata e marrin para policine! Studente s’ka, shumica eshte jashte! Lutjuni Zotit te vdesi vete ky rq, ndryshe s’kemi shpetim 🤦🏻‍♂️

  10. Rama-Seanca e pare Parlamentare-Ju nuk keni pare gje akoma
    Rama-Seanca fundit Parlamentare-Ky vend eshte nje kopesht Zoologik
    Kush e beri????????

  11. Fevziu i nxori foton e ‘Agron Nezës’ në fjalimin e kryeministrit në OKB, Rama e nxjerr blof,shpellkari fevzo Fantomaci si gjithmone kur do te sulmoje ramen del bllof,i ngjan si dy pika uji salih metaj

      1. Cilin malok se nuk njoh kend? Vec ty te njoh per malok, po ty nuk kam c’te pyes se thjesht nje servil i rendomte je. Sikur te pyes te zotin e vendit, KM, shpellarin e gjate, ate qe e ka per detyre te perktheje vullnetit e shqiptareve, edhe te atyre qe nuk e votojne, edhe te atyre qe nuk jane dakort me te, ne sherbim modest ndaj tyre, ne trasparence e jo te bej gjelin e zgjebosur maje plehut.

  12. këto ëndrra shpjegojnë gjithçka se kush është Sali Berisha dhe cilat janë instinktet e tij shtazore.

    Për 32 vjet, ai ka rekorde pa fund të dhunës fizike ndaj kundërshtarëve dhe rivalëve, dhe brenda partisë, duke u dhunuar fëmijët, si të ndjerit Pashko, duke i dhunuar vet fizikisht, duke i rrahur me badigardë, duke u djegur redaksi e makina gazetash, duke shkatërruar seli dhe tani në fund të jetës tij, duke ëndërruar t’u shkojë dhe në shtëpi si dhunues.

  13. “Doktor Bythka,

    Ne krye te tavolines eshte kryetari i komisionit Alban Beqja.

    Djathtas tij eshte Gjergj Kosta, ish-shefi i kabinetit te Ilir Metes dhe ne kohen qe eshte shkrepur kjo foto ish-keshilltar i Arben Ahmetajt.

    Pa problem se te falet o Bythka, ti nuk njeh as baxhanakun, jo me keta”, shkruan ai.

    Foto që ka postuar Berisha, i përket kohës kur në pushtet ishte pikërisht ai bashkë me Ilir Metën, në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje me çfarë thotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *