• |
ide | kryesore

Agron Shehaj publikon VIDEO-n: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia për herë të katërt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj



Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër goditje nga policia drejtuar biznesit të tij.

Sipas Shehajt, kjo është hera e katërt që policia kryen veprime të kundraligjshme duke mësyrë në bizneset e tij pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate.

‘Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë: 

Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.

Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot.

Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.

Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA.



12 Comments

  1. Palloshi burgun e ka hak dhe e ka shume pak . Ky duhet te jete edhe premtimi nr 1 i juaji ne fushate , burgosja e palloshit.

  2. Një fjalë e urtë thotë.Po që se do ecësh mbi hunj dikur do biesh mbi të dhe do të hyjë në b…. Kështu dhe Rama si shumë po ecën mbi hunj dhe më duket se ra te huri i Amerikës dhe rezultati dihet.Dhe tani me që huri është në vënd,vazhdon me avazin e tij.Hakmarje ndaj kundërshtarit si diktator që është.Dhe dihet ai s’njeh ligj.

  3. kur te vjen ngordhja o qelbesire nga keto gjera do besh,por nuk e ke te gjate,te ka hyre thelle ai qe nuk thuhet dhe do te plase nje dite

  4. Fevziu i nxori foton e ‘Agron Nezës’ në fjalimin e kryeministrit në OKB, Rama e nxjerr blof,paguaj detyrimet o Gone dhe pastaj kerko te drejten

    1. rama dhe ti e të tjerë si ti njerëz langaraq parrazitë do të vdisni kur tju a qijë robt Agron SHehu….bashkë me ndihmën e FBI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *