• |
ide | kryesore

Pse duhet ta falenderojmë Ramën

-Instant, 1, 2, Ide
andi bushati



Sëpaku një gjë Edi Ramës duhet ti’a dimë për nder: Sa më shumë kohë kalon, aq me tepër ai na lehtëson nga hipokrizia e të jetuarit në një sistem demokratik. Gjuha që ai përdori gjatë intervistës në “Opinion” të zhvishte nga çdo iluzion për instalimin e një regjimi personal.

Ishin disa pika, gjatë bashkëbisedimit të paqtë me Fevziun, që të linin të kuptoje qartë se ai qëndron mbi ligjin dhe nuk e ka as ndërmend ti nënshtrohet atij; se është ai që cakton se deri ku mund të shkojnë kufijtë e të bërit opozitë; se ai ka veshur skeptrin moralist të përcaktimit të cakut deri ku mund të jetë i kritikueshëm. 

LEXO ME TEJ:

Afera amerikane/ Shkarjet e Ramës në intervistën me Fevziun 

Kur u pyet se përse e shkel me të dyja këmbët detyrimin kushtetues të ngritjes të një komisioni hetimor për skandalin McGonigal, ai u përgjigj me arrogance: “Një komision i tillë nuk ka për tu bërë kurrë… opozita s’ka asnjë shanc, pasi gjithçka ka një cak”. Sado skandaloze të duket kjo për të gjithë ata idiotë të dobishëm që ende përkundin iluzionin e një loje demokratike, së paku Rama nuk e vuri veten në rolin e hajvanëve të grupit të vet parlamentar, që mëtojnë të justifikohen se komisioni hetimor nuk po ngrihet, pasi në të ardhmen parashikohet të ndryshojë ligji për to. Ai u përgjigj shkurt: “Nuk dua dhe nuk e bëj”. 

Të njëjtën logjikë përdori edhe për fshehjen nga debati parlamentar, lidhur me zyrtarin e FBI-së, që sipas Washington Post-it u zhyt deri në grykë në një marëdhënie sekrete me Ramën. Ai shtjelloi argumentin se ai “degradim zologjik” nuk e meriton prezencën e tij. Pra, ndonëse në një republikë parlamentare kryeministri e ka për detyrim të japë llogari përpara kuvendit, Rama e shpalli atë të padenjë, duke u zhveshur nga kjo përgjegjësi kushtetuese. ‘Unë do të shkel në parlament vetëm kur ta gjykoj vetë të arsyeshme” i tha Fevziut. 

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Edhe këtu ai është i sinqertë, thotë thjeshtë: “s’më pëlqen dhe s’dua”, jo si prapanicëlëpirësit që i shkojnë nga pas dhe reken të logjikojnë se kërkesa për interpelancë nuk u bë në kohën e duhur, apo se firmat që e kërkonin ata qenë të fallcifikuara. 

E njëjta arrogancë u duk qartaz kur me një indiferencë shpërfillëse tregoi se, si kryeministër, aq i bënte nëse për shkak të vulës, opozita mbetej pa hyrë në zgjedhje. “Nuk është tema ime kjo”, iu përgjigj Fevziut i cili i habitur e pyeti: “Po si do shkoni në zgjedhje pa opozitën”? “Ne nuk kemi lidhje se kush shkon në zgjedhje…ne do shfaqim ofertën tonë, nëse dikush thotë që s’ka ofertë, pasi ka mbetur pa vulë,, kjo është puna e tij”, qe batuta që erdhi më pas…

Pra, përpos mesazhit të kriptuar që i çohet gjykatës, për të vazhduar punën si levë e përçarjes së opozitës, lajmi që u jepet gjithë shqiptarëve është tjetër: Nuk ju gjen asgjë e keqe nga përsëritja e një pushteti lokal monist.  

Sindroma e njeriut që nuk preket nga e keqja përreth tij, sado thellë të jetë zhytur ajo, u pa edhe në episodin kur lëshoi Arben Ahmetajn, për çështjen e inceneratorëve, duke përsëritur fabulën bajate të atyre që hanë dardhë dhe mollë prapa shpinës së tij.

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Pra, Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi edhe nëse gjithë ekipi që ka vendosur bashkë me të për aferën 430 milionëshe shkon në burg. Ai mund të qëndrojë i pastër papvarësisht nga rrethimi i plehrave.

Ai është njësoj neutral ndaj vjedhjes së shekullit, po as sa dhe nëse zgjedhjet bëhet pa opozitën. Ai nuk e çan kokën që shkel detyrimet kushtetuese, vetëm sepse thjeshtë nuk e pëlqen gjuhën dhe sjelljen e rivalëve. Ai qëndron mbi institucionet demokratike, pasi ato janë të padenja për moralin e tij.

Kjo qe qasja e shpërfaqur në Opinion dhe pikërisht për këtë ne duhet ta falenderojmë Edi Ramën. Së paku, duke u sjellë si një autokrat që bën ç’të dojë, vetë vendos e vetë vulos, vetë vret e vetë pret, vetë grabit e vetë shemb, ai na hoqi qafe të gjithë ata që robtohen në parlament dhe në studiot televizive të mbrëmjes, të na mbushin mendjen për ligjshmerinë e veprimeve të shefit.      

Ky ndryshim qasjeje: “e kam fuqinë, prandaj do vendos ç’të dua” e bën më të thjeshtë spjegimin e gjithçkaje.

©Lapsi.al



65 Comments

  1. Palloshi burgun e ka hak dhe e ka shume pak . Ky duhet te jete edhe premtimi nr 1 i juaji ne fushate , burgosja e palloshit eshte paresi e paresive .

    1. Nuk të pëlqen Bushat kjo temë, por nuk ka shans të iki Rama që të vijë Berisha. Le ta bëjë Rama sterr me korrupsion, le të vendosë diktaturë më keq se Enver Hoxha, le ta bëjë fare si Korea e Veriut, çfarëdo të duash ti por, Sali Berisha që ka vrarë 4 shqiptarë me duar në xhepa të shlretët, në mes të ditës, në bulevard nuk do votohet kurrë. Kurrë po të them.

        1. Faleminderit, por nuk a kam një të tillë. E vetmja gjë që më motivon të votoj që në 1997ën, është kundra Sali Berishës.

          1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

            ishalla vdes nga inati, Berisha Kryeministër prapë

      1. Malok,me keqardhje te them qe je per doktor,vetem normal qe sje,sa me shpejt te vizitohesh aq me mire per ty.

          1. ti je një mut i madh, se të kanë dhjerë malokët, prandaj je kundër berishës

        1. Nuk ka malokë nga jugu (që të mos më kuptosh gabim, plot me langaraqë është edhe jugu). Malokë jemi ne nga veriu. Tipa si Sali Berisha na e kanë vënë këtë nofkë, dhe deri sa ta kemi Sali Berishën në krye të PDsë, emri im online do mbetet maloku – si shprehje revolte.

          Me pak fjalë, njerëz të vegjël, injorantë, që nxehen shpejt, pak të trashë, kur ju bie diçka në dorë të pashpirtë, të pakulturë etj etj. Sa kohë kemi Sali Berishën që na përfaqëson e meritojmë jo malok, por malokë të dhier fare.

          Kur ta heqim, ose të vdesi atëhere e heq edhe unë nofkën e vetëvendosur. Jo se shqetëson kënd, por do jetë një fitore e vogël e imja

          1. Ti o malok siç duket nuk e kopton fjalen malok! Maloke quhen banoret qe jetojne ne male. Po te kemi parasysh se 70 e me shume % e vendit eshte mal i bie qe edhe jugu qendra dhe veriu te kete maloke, keshtuka dhe maloke jugu!

    2. Rama konfirmoi edhe një herë, që është jashtëzakonisht shumë i zgjuar.
      Parlamenti, kopësht zoologjik. Atëherë duhet të jesh budalla të shkosh para kafshëve që nuk e njohin gjuhën e njerëzve dhe tu flasësh me të butë kur ato hungërojnë, pllasin, ulërijnë, mjaullijnë, lehin, cicërojnë, guguftojnë, qyqërojnë, hingëllijnë dhe bëjnë bajga e kakërdhi duke qelbur dunjanë.
      Megjithatë opozita të vazhdojë protestat deri në rrëzimin e Edi Ramës.
      Para një jave duheshin 10 vjet për rrëzimin e tij. Mirëpo koha fluturon .
      Sot duhen vetëm 9 vjet e 358 ditë dhe Edvini bie.

      1. Jam me Bushatin per gjithçka thote per hjdutin! Por ama per dy gjera e ka mbajt fjalen!! Kur tha ne fillim “nuk keni pare gje akoma” dhe po shihet qe prej dhjete vejtesh, dhe tjetra po ne fillim te ngritjes ne k/ministri ” ne jemi pertej te majtes e te djethtes” Te gjithe vrisnim mendjen çdo te thote kjo, pertej te majtes e te djethtes Dhe kjo u mor vesh shume shpejt; Do vedhim, jo me “karar” siç tha nje deputet i tije ne nje interviste, por me shume se e majta dhe e djathta te mara se bashku!

      2. Krijo emrin tend dhe mos kopjo. Ramen mbaje ne zemer dhe portretin ne krye te shpise dhe 45 vite te tjera si nje here Enverin. Askush nuk perpiqet te te ndrroje mendjen, nqse ti je I lumtur qe Rama po te shk….. 10 here ne dite ashtu vazhdo.

    3. Eshte e kuptueshne ironia, gjithesesi, i papranueshem cdo lloj “falenderimi” per faktin qe kryedallkauku mafioz neokomunist Rama deklaron prerazi se jo vetem qe korrupton dhe abuzon rendshem por asqe ka ndermend te lere jo Kuvend e opozite por asnje lloj prokurorie, e zakonshme a speciale, qe ta hetoje-jo me ndonje gjykate ta denoje kete kriminel plehre.

      Per Shqiperine dhe shqiptaret ky eshte nje moment kyc ne historine e tyre: ose te ndahen nga mentaliteti kriminal i te menduarit, vepruarit apo jetuarit dhe fshijne nga faqia e dheut te tille maskarenj si Rama, Berisha, Meta me gjithe sejment e tyre te felliqur, ose ti bashkohen plotesisht mafies neokomuniste dhe te rikrijojne sistemi ligjor sipas qefit.
      Kujt si pelqen, sikter dhe kembet e shpekta.
      Sa per SHBA nuk i plas bytha kujt nese ne historine e saj do shkruhet qe pas rrezimit te lavdishem te komunizmit ne Evrope, SHBAte deshtuan ne menyre spektakolare ne 2023 kur neokomunistet e ish BS dhe Shqiperise, respektivisht Putin dhe Rama, permes ish uadrove te sherbimeve famkeqe sekrete, Deripaska apo Neza, i treguan botes mbare se sa lehte dhe lire blihet hipokrizia amerikane !!!

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        o nardi, duke përjashtuar dy faktorë politikë që mund të bëjnë atë që ti mendon, pra Berishën dhe Metën, i bie që thjesht ke ngrënë një mut të madh , dil ti me mamin tënd kurvë o pederast muti, e po i rrëzove do të bëhem edhe unë pederast si ti

  2. Fevziu eshte bere aq bajat sa me vjen per te vjelle kur e shoh . nese doni te shikoni sesi nje burre kthehet ne piçke shikoni Fevziun. Megjithate te gjithe analistet ne pergjithesi (hiq 3-4 kokrra) jane kthyer ne piçka te politikes . Me vez e me domate duhen zene politikanet , analistet , drejtesia dhe çdo piçke tjeter qe ha e flet me byhte .

    1. Jam EDVIN KRISTAQ RAMA VLLEH I PABESE , TANI E KUPTUAN AMERICANET?? thotë:

      Per respekt eshte ti pallosh dhe Linden , nuk e ka problem se eshte mesuar ne familje , vjen nga nje familje BASTARDESH

  3. Gjë që dihet që ai po ja kalon dhe Enverit që dikur konsultohej disi më bironë.Ky as pyt fare për askënd.E nëse nuk zgjohen ata shqiptarë patriotë të majtë e të djathtë e mbi të gjitha të përgjegjshëm për atë ç’po shikojnë Shqipëria do marrë fund.

    1. Që të ikë ky dhe të vijë Berisha? Never. Deri sa të kemi një përson të vërtetë që ti besojmë le të rrijë Rama.

  4. Bushat jam dakort qe Rama eshte bere monark dhe nuk pyet fare per parlamentin.
    Por opozitusha qe kemi eshte kaq e konsumuar dhe e perdhosur sa nuk te jep respekt.
    Ky Protopapa dhe fajdexhiu i partive jane te zhytyr ne nedvoje dhe vine ere shume te keqe.
    Protopapa vrau ,vodhi,hengri dhe tani do prap .Oh sa paska vjedhur.
    Me kujtohet K/prokurorja qe e hoqi si lecke ,rrahjet dhe as qe e rruajti per parlamentin.
    Pak e ka ,Rama jo se eshte me i mire por nuk vret.
    Pse do jetojme tre jete sipas ketij Plak dhije.
    As emrin nuk ja permendi qe e cmendi fare kete kufome elektrike.
    Ik tutje ore i keq dhe i pafe boll na cave mendjen dhe kalamajte kur shohin 97 ne TV duket si lufte.
    Ik maskara me gjithe fajdexhiun Meta,

    1. Ik o idiot i dobishem. Nuk e kupton qe ky te ka vrare shpresen, po shet vendin perdíte e ka kthyer Shqiperine ne nje shtet mafioz. Po shqiptaret si ty (qe per fat te keq jane shumica) jane konformiste dhe nuk e keni per gje te shisni lirine.

  5. Rama blen amerikan kinez e ruse bashke. Salen nongrata amerika as e qas te dera.
    Zgjedhje ler cdo votues behet e lehte keshtu 🤷‍♂️

  6. Saliu keshtu ben gjithmone e con situaten ne tension maximum dhe thote ose te iki Rama ose lufte.
    Zgjedhjet i fiton e majta dhe Saliu e di kete prandaj do ta heqi qe tani.
    Nje plak zgjebarak dhe hajdut qe e kane nxjerre jashte liste do me thonj te kapet.
    Rama erdhi ne kete fuqi prej Saliut qe ishte dakort te ikte nga parlamenti dhe pasojat jane te pa riparueshme.
    Rama do te ike kur ti doje bytha dhe nuk ka zot qe e pengon sepse ka nje batakci opozite pa koke dhe pa forme.
    Saliu eshte ne opozite dhe kercenon kedo .Imagjinoje po te jete ne fuqi cfare ben ky i marre.
    Sali je humbes qe kur zgjodhe Lulin ,

  7. Z. Bushati ajo interviste e Opinionit dukej si kosh 1 piksh ne krahasim me intervisten tuaj te Erla.
    – Kisha nje sugjerim per ju: A mund ta vesh veten ne poziten e Edit( si Poly – mere ne te gjitha aspektet qe ai esht si pjes e dilleve ) dhe na thuaj mbase ai s’ ka nga tia mbaj??!!! dhe po e ngarkojm kot te vafrin. Se nje rob i vetem s’i ben dot te tera.
    -Dhe verja pak frerin ketyre qe glasin me fjal sh te pista.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Moj idiote e dobishme seriozisht e ke?!!!!!!

  8. Andi si gjithnje brilant, pa dyshim analisti me i mire ne vend.

    Arroganca dhe cmenduria e KM nuk ka kufi, Enveri sido qe te ishte mblidhte nje byro apo kongres ky eshte ne cmendurin e nje diktatori si Hitleri apo Kim i korese.

    Negative me kete monster eshte se e krijuan vete nje shtrese e ketij vendi duke filluar nga analiste (edhe ti), bandite e hajduter, komunista e sigurimsa,shtresa e varfer, disa intelektual, e te tjeret i blen me dollaret e eurot e korrupsioni.

    E krijuan edhe disa nderkombetare te shitur si Lu e Kim,Palmer e Eskobar disa drejtore e emisare ne DASH e tani qe po u del jashte kontrolli po kuptojne qe ky eshte i cmendur.

    Une mendoj se ne vazhdim do behet me i keq e arrogante pasi edhe kur luante basketboll me kujtohet bente lemsh skuadren e Dinamos me nervozimin e tij.

    Me pak fjale edhe kur duket i forte atehere eshte me i thyeshem, e pastaj parashikoj nje fund te llahtarshem per te pasi zullumin e ka bere te pariparueshem.

    1. Vezhgime te sakta.

      Zullumi keputet nga trashja

      Po bejne miliarda eur ne vit korrupsion dhe droge. Nderkohe pensionistet marrin 150 dollare

      Te vjen keq per ata qe skane faj po ata qe e votojne nona tu qihet

    1. I mbytur ne breket e shurrosura te Berishes,jam kurioz pasi pashe J.Topallin dhe R.Hajdarin ne “revolucion “çfare mendimi ke tani per ato,pasi mbaj mend para zgjedhjeve te kaluara qe nuk le vrere pa vjelle kundra tyre si ti dhe shume tjere,tani nuk jane me te shitura te Rama???jeni per te ardhur keq o qyqare…

    1. e kundërta ka ndodhë, Bushati është pena më e fortë antiedvin, eddhe pse i majtë, Bushati ua ka shkërdhyer rilindjen, që është bërë më keq se koha e enverit.

  9. Fevziu i nxori foton e ‘Agron Nezës’ në fjalimin e kryeministrit në OKB, Rama e nxjerr blof,ceshtja eshte ne gjykim o bushat,ti kete e di mire por nuk te pelqen ta pranosh,por vazhdo ti besh yzmetin rublave ruse ke kalamaj per te rritur

  10. Te jesh diktator eshte nje cilesi karakteriale, e cila manifestohet heret ne familjen ku rritesh, ne mjedisin shoqeror, me koleget ne pune e sigurisht sapo te jepet nje post.

    Ndaj me Ramen nuk pati surprize askush nga ata qe e njihnin, por vetebesimi dhe ushtrimi i pushtetit ne forma deri absurde prej tij paten mbeshtetjen ne SHBA.

    Fatkeqesisht, kjo eshte dhurata qe iu be shqiptareve nga aleatet, ne menyre qe te njihnin nje demokrature…

  11. Bushat!E kam thene edhe here tjeter qe ti dhe disa analiste te tjere çoni uje ne mullirin e Rames,pasi merreni 24 ore me Ramen dhe “harroni “qe perballe Rames jane dy karta te djegura si Berisha dhe Meta (j),te cilet sado i keq te jete Rama nuk vine kurre ne pushtet,pasi perveç atyre fanatikeve dhe atyre qe presin te marrin ndonje kocke,çdo kush me dy pare mend ne koke nuk i voton,keshtuqe eshte detyra juaj qe te filloni te pergatsni nje figure te re opozitare te pavarur nga kata dy paçavure dhe te thoni ishalla nuk ja jep gjykata vulen qe ti hapet rruga nje opozite dinjitoze,perndryshe Rames do i rruni bolet…

    1. këto ëndrra shpjegojnë gjithçka se kush është Sali Berisha dhe cilat janë instinktet e tij shtazore.

      Për 32 vjet, ai ka rekorde pa fund të dhunës fizike ndaj kundërshtarëve dhe rivalëve, dhe brenda partisë, duke u dhunuar fëmijët, si të ndjerit Pashko, duke i dhunuar vet fizikisht, duke i rrahur me badigardë, duke u djegur redaksi e makina gazetash, duke shkatërruar seli dhe tani në fund të jetës tij, duke ëndërruar t’u shkojë dhe në shtëpi si dhunues.

  12. “Doktor Bythka,

    Ne krye te tavolines eshte kryetari i komisionit Alban Beqja.

    Djathtas tij eshte Gjergj Kosta, ish-shefi i kabinetit te Ilir Metes dhe ne kohen qe eshte shkrepur kjo foto ish-keshilltar i Arben Ahmetajt.

    Pa problem se te falet o Bythka, ti nuk njeh as baxhanakun, jo me keta”, shkruan ai.

    Foto që ka postuar Berisha, i përket kohës kur në pushtet ishte pikërisht ai bashkë me Ilir Metën, në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje me çfarë thotë.

    1. Vezhgime te sakta.

      Zullumi keputet nga trashja

      Po bejne miliarda eur ne vit korrupsion dhe droge. Nderkohe pensionistet marrin 150 dollare

      Te vjen keq per ata qe skane faj po ata qe e votojne nona tu qihet

  13. Me aferën skandaloze të Gonit të FBI, u zbulua edhe Goni i Tropojës.
    Doli se Agron Neza, një oficer i sigurimit pasi ka emigruar në SHBA, na qenka bërë biznesmen e parexhi i madh e paradoksi më i madh, ky ish sigurims na qenka bërë pjesë e FBI.
    Dyshes Goni të FBI e Gonit sigurims i qenka bashkuar edhe një Duçkë në dallavere e personazhi më interesant është dymetroshi ynë kryeministër, që kohët e fundit bëri sikur po i hapte luftë “spiunit të sigurimit”, Ilir Meta.
    Ec e gjeja fillin këtyre paradokseve
    Të katër këta, sajuan një akuzë idiote se PD e kryesuar nga Lulzim Basha, paskej marë rubla nga Putini për të lobuar në presidencën amerikane.
    Më keq akoma. kësaj katërshe ju bashkua me këtë akuzë edhe doktor Berisha, akoma më egërsisht se Tao Palla.
    Ndërkohë nga të gjithë politikanët që kanë drejtuar shtetin shqiptar në këto tre dekadat e përmbysjes së diktaturës enveriste, politikani i ri Basha që ishte një adoleshent në kohën e diktaturës e vinte nga një familje e thjeshtë e pa përzjerë me komunistët, dhe që pasi u arsimua e u formua si jurist në perëndim, në një universitet të Hollandës, e i punësur në gjykatën e Hagës në gjykimin e kriminelëve serbë të luftës të lidhur b…. e brekë ,me Putinin, akuzohet nga kjo pesëshe si “mik i Rusisë së Putinit.
    Është një fakt i padiskutueshëm që Berisha është një politikan me energji të jashtëzakonëshme, e është kjo arsyeja që nga niveli zero i “non grata” nga SHBA e në moshë të thyer afër të tetëdhjetave, për një kohë relativisht të shkurtër, u ringrit në postin komandues të PD.
    Ama është fakt i padiskutueshëm , se afera e Gonit të FBI ishte e kurdisur nga Rama për të shkatëruar Bashën e jo Berishën e në aktakuzën e prokurorëve amerikanë, përmendet si viktimë Basha e jo Berisha se ai ishte kryetar i kësaj partie.
    Ka plotësisht të drejtë Berisha që me këtë ndodhi , të motivohet se është edhe ai një viktimë e Ramës , qoftë nga Sorosi, por edhe nga Gonët.
    Sigurisht që Ramës i ka interesuar më shumë përçarja e dobësimi i PD.
    A nuk do të ishte më mirë që Berisha ti kërkonte falje Bashës që ju bashkua akuzave tashmë të hedhura poshtë për Bashën, e të bashkoheshte me pjesën e ndarë të PD ?
    Kam bindjen se po ta bënte këtë bashkim, me gjithë ato skandale korruptive të qeverisjes së Ramës, edhe pa “revolucione” , opozita do të merte një shumicë të konsiderueshme votash në zgjedhjet vëndore të majit, e do të krijoheshin kushtet që Rama të detyrohej të jepte dorheqjen e të bëheshin edhe zgjedhje të parakohëshme partiake.

  14. Të gjithë atyre që nga mënyra se si shprehen i mëshojnë idesë që Rama është i pazëvendësueshëm!!!Pra keni dëshirë të jetoni në diktaturë apo çfarë?Por kam mendimin që s’janë gjë tjetër veçse persona që i kanë shërbyer dikur diktaturës dhe po bëjnë të njëjtën gjë tani.

  15. Ky plehra do te zhduk Shqiperine se keshtu i ka thene lobi cifut sepse cifutet donin te krijonin Izrael ne Shqiperi ne vitin 1930 biles erdhe dhe Troytsky u bene dhe planet sepse Shqiperia ishte shume e bukur por Troytsky vdiq nga malarja dhe pastaj erdhi aHOtleri ne pushtet dhe me Vone Enver Hoxha dhe pastaj su be gje

  16. Është qesharake në fakt, se së pari Joe Biden e ka shpallur “non grata” Berishën dhe familjen e tij, ndërkohë që ky lëshon deklarata përshëndetëse.

    Por më qesharake është përpjekja e Sali Berishës, për t’u dukur sikur e përfill njeri në botë dhe po kërkojnë mbështetjen e tij, kur në fakt këto deklarata qesharake, maksimumi botohen në portalin e djalit të vet.Ti shko te xhihadistet ata mall si ty kerkojne o cecen muti

  17. në konferenca për median apo në studio televizive, ti përmendësh Sali Berishës emrin Shkëlqim Beshiri, me siguri do të përtypet mirë dhe nuk do thotë asnjë gjë qoftë edhe tja përmendë emrin.

    Kjo sepse Beshiri dhe shumë kompani të tjera që lidhen me këtë emër, janë sot financuesit kryesorë të familjes Berisha.

  18. Tani, njeriu që investonte haptazi në deputetë dhe media për të shkatërruar opozitën, akuzon kundërshtarin e tij se po bën të njëjtën gjë.

    Është në historinë e tij në fakt, që ato që i ka bërë vetë, ia vesh edhe kundërshtarit të tij.

    Vetëm se në këtë rast, të keqen nuk e ka nga Rama, por nga SHBA.

    Dhe nuk ka McGonigal, Soros, Ramë, Duçkë, Nezë, apo revolucion, që ia heq damkën “non grata”, si një politikan i korruptuar familjarisht

  19. por të shitet sot si njeri i prekur në dinjitet dhe i poshtëruar ish-sekretari i byrosë së partisë të mjekësisë së Tiranës, të shitet sot si i revoltuar nga cenimi i dinjitetit njeriu që, me vullnetin dhe këmbënguljen e tij, i kalonte netët e dimrit në dhomën e pritjes së familjes së Enver Hoxhës apo ditët e verës duke vozitur me fëmijët e tij në Liqenin e Pogradecit, ky është kulmi i hipokrizisë dhe mashtrimit.

  20. Në dëshminë e dhënë për Clifford Chance, Jozef Hejsek zbulon se kontrata 4.5 milionë euroshe me Kastriot Ismailajn u firmos pasi biznesmeni u rekomandua si “aleati i ngushtë” i Metës dhe i Berishës nga ish-ambasadori në Pragë, Qazim Tepshi.

  21. Afera që sapo ka nisur SPAK dje me thirrjen e Ilir Metës, përbën një nga skandalet më të mëdhenj të abuzimit me qindra miliona të fondeve publike. E në këtë aferë, përveç Metës, i cili dëshmoi dje, duken të përfshirë edhe Sali Berisha dhe i biri Shkëlzeni.Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën CEZ, ka nxjerrë të dhëna tronditëse për këtë çështje, ku është nxjerrë përfundimin se shtetit i është shkaktuar një dëm kolosal në një shifër gjigande prej 414 milionë eurove.

  22. E njëjta skemë si çdo herë; ca deputetë të PD-së bëjnë sikur po hyjnë me forcë te dera e parlamentit, kur e dinë se nuk futen dot.

    Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”.

    Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën.

    Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërojnë kryeministrin. Dhe ikin.

  23. Meta ka një favor se Berisha. Nëse nuk i jepet partia me 3 mars, Berishës do t’i duhet të bëjë pazar me Metën që të marrë komisionerët dhe vëzhguesit sepse del totalisht out. Ne e dimë një pazarxhi në politikën shqiptare, ky është Ilir Meta. Dhe prandaj them se 3 marsi është i rëndësishëm për Berishën.
    Meta nuk ka hallin e PD sepse ku ta gjejë që Berisha të ulë kurrizin për të bërë pazar sepse do t’i japë edhe bashkitë që kërkon ai.

  24. “Opozita është kot”, “dorëzohet” Andi Bushati: Këtu ka mbaruar çdo gjë,bravo bushat me mire vone se kurre,por ne fund e kuptove qe opozita e salihut ka vdekur me kohe,shpellkaret e cecenet do te sulmojne ty Bushat si komunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *