• |
ide | kryesore

Berisha-Ramës: Do e krijojmë Komisionin Hetimor për McGonigal dhe ti do të shkosh në burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Me tone të forta ka folur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas intervistës që kryeministri Edi Rama dha dje në emisionin “Opinion”. Në një kohë kur Rama thotë se nuk ka asnjë shans krijimi i Komisionit Hetimor, kryedemokrati Berisha e thotë me bindje se jo vetëm që do t krijohet, por do ta çojë kreun e qeverisë në burg.

“Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua edhe pse kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit dhe kryeministrit. Po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje qeverie vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha. Nga 48 mbledhje ka shkuar vetëm në 9 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me sms drejton qeverinë, drejton Lindën.Dhe është kthyer Linda-Belinda dhe padroni i tyre pa asnjë normë. Ai është i detyruar të shkojë në mbledhjet e qeverisë vetëm në raste të vecanta. Një kryeministër nuk mund të mugojë kurrë, e nëse kalojnë 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms, që ai i dërgon Lindës dhe Belindës.

Deklaroi mbrëmë se nuk ka shans të lejoj komision hetimor për një nga aferat që ka tronditur në palcë politikën në SHBA. Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione. Ky provokon destabilizim të fortë. Ju them qytetarëve kurrë në histori, as në diktaturë nuk ka ndodhur që Byroja e Parlamentit të anulojë ligjet. S’e ka bërë as Byroja politike e Enver Hoxhës.

 Ka vetëm procedurë ligjore. Një grup banditësh pa moral politik u thonë shqiptarëve se Byroja anuloi ligjin e Komisioneve hetimore, jashtë cdo lloj imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurë me vullnet të askujt tjetër. Kur parlamenti miraton një ligj dhe thotë u anulua. Banditizmi politik ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës tejkalon edhe Korenë e Veriut sepse dhe në diktaturë procedura zbatohej. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer e shtyn atë në cdo veprim, ka humbur menjen dhe kërkon si mi të shpëtoj prapa cdo lloj absurditeti të fshihet, nuk vjen në parlament për ballafaqim por shkon në studio.”

 



17 Comments

  1. Z. Berisha. Lereni partin te mare frym. Nuk ecet me keshtu.
    Jemi fute ne nje lufte me shume fronte. Po luftojm me veten, me pushtetin, me nderkombetaret.
    Duket si luft me ajrin, pa asnje perfitim. Dhe po bihem ne nje humner pa fund.
    Te votusi demokrat sheh vetem disfatizem.
    E kemi pranuar humbjen pa filluar beteja. Nuk vazhdohet keshtu. Edhe nje disfat tjeter, nuk do na bej me te fort, po me te dobet. Humbja e sigurt qe po vjen, do na presi kembet. Do shuaj te gjitha shpresat. Te gjith e kuptojn qe po futemi ne keto zgjedhje, me preteksin se do na i vjedhin. Dhe te shtym edhe 2 vjet te tjera, me luftra pa bereqet.
    Nese ky eshte plani. Ateher po na vret shpresen.

  2. Ne burg te dy ishalla, edhe ti edhe ai, ne te njejten qeli. Politikan ropqira te gjith keta te pluralizmit te karit (pluralizem sa per te then, se ska pas ndonjeher, kush kap pushtetin eshte: topin e kam un, penalltin e gjuaj vet).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *