• |
ide | kryesore

Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas luftës që solli mbi 12 mijë viktima, 6 mijë të zhdukur e afër një milion shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, qytetarët e Kosovës kremtojnë sot pavarësinë. Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Kjo e premte shënon 15-vjetorin e kësaj dite.

Në 15 qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që në nenin 1 përcaktonte se, “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit.



1 Comment

  1. Do saktesuar termi, kudo, edhe ne Kosove.
    Eshte Pavaresia e Kosoves nga Serbia, se pavaresia e atij trualli u shpall njehere me 1912!!!!!!!!

    (Ketu ne Shqiperi nga zaptijet bolshevike sorosiane nuk pres shume, por….)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *