• |
ide | kryesore

Në gjendje të dehur rrëzohet në banesë, vdes 50-vjeçari nga Maliqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sëpatë



Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen në Maliq. Policia njofton se rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq.

Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *