• |
ide | kryesore

Policia te biznesi i Shehajt/ Meta: Qëllimi i Ramës, intimidimi i deputetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit në media për sumin e katërt të Policisë së Shtetit në biznesin e deputetit të PD-së Agron Shehaj.

Lexo më tej: Agron Shehaj publikon VIDEO-n: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia për herë të katërt 

Në postimin e tij në Facebook, Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.

“Ndërkohë që shpall ministrat e tij si “investitorë strategjikë” dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së “Rilindjes” terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës”, shkruan Meta.

Reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë: 

Sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së “Rilindjes”.

Ndërkohë që shpall ministrat e tij si “investitorë strategjikë” dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së “Rilindjes” terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të përsëritur, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.

Të vendosur në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen me çdo çmim të këtij regjimi mafioz! ✌️🇦🇱



11 Comments

  1. Fevziu i nxori foton e ‘Agron Nezës’ në fjalimin e kryeministrit në OKB, Rama e nxjerr blof,te paguaj taksat ai,deputetit nuk i lejohet te kete biznese per sa kohe ka mandat deputeti

    1. Eri jam me ty 100% .Agron Shehaj eshte krimineli me i madh ne Shqiperi.Une bile propozoj te varet ne litar ne sheshin Skenderbej qe ta marrin vesh se ketu ka ligj nuk eshte rumpalle. E do shikoni si do behet Shqiperia ,kopesht me lule Ky ballisti i vogel per te keqen tone ka mbajtur poste te lakmushme ne qeverine tone te ketyre 10 vjeteve e nuk u mjaftua me miliona $ qe vodhi nepermjet abuzimit me fondet shteterore por hynte naten ne shtepite e fukarenjvet per ti marre atyre edhe leket e pensionit.Varje ne litar! Poshte balliste! Rrofte Pksh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *