• |
ide | kryesore

Rritja e pagës minimale në 40,000 lekë, qeveria ka në plan kompensimin e fasonit

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria pritet që shumë shpejt të bëjë fakt rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë aktualisht.

Rritja e menjëhershme me 17% është më e larta që është aplikuar ndonjëherë.

Për të mbrojtur sektorin e prodhimit nga rritja e kostove dhe sidomos fasonin qeveria pritet të aplikojë një plan kompensimi, ndërsa për sektorët e tjerë paga minimale do të rritet në 40 mijë lekë, bënë me dije burimet nga Kryeministria.

Rritja e pagës minimale nga 36,000 në 40 mijë lekë hyn në fuqi së shpejti, ndërsa sektori fason ku përfshihen fabrikat e prodhimit të këpucëve, tekstilit, përpunimi i mishit dhe i peshkut do të kompensohen për një periudhe dyvjeçare për diferencën e rritjes për punonjës 6 mijë lekë.

Sektori i prodhimit në vendin tonë vuan nga niveli i ulët i produktivitetit, ndaj rritja e pagës minimale në këto nivele rrezikon ta bëjë industrinë e fason jo konkurruese në këtë fazë që është nëse nuk bëhej kompensimi.

I përqendruar në punën me porosi, kryesisht për tregun italian të veshjeve, fabrikat e fasonit vuajnë nga fitimet e ulëta. Sektori nuk po arrin të ecë para me ciklin e mbyllur, të heqë varësinë me tregun italian dhe të bëje hapa para në teknologji.

Qeveria po rrit pagën minimale në shkallë vendi për të shërbyer si një nxitës në tregun e pagave, pasi niveli i u ulët i tyre është shkaku kryesor i emigrimit të fuqisë punëtore.

Tregu po sinjalizon rritje të pagave në tërësi. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar pjesa e punonjësve me pagë minimale në totalin e të punësuarve u përgjysmua. Vetëm 15% e të punësuarve marrin pagë minimale nga më shume se 30% në tremujorin e dytë 2022.

Mungesa e fuqisë punëtore po rrit pagat artificialisht në disa sektorë edhe pse produktiviteti mbetet i njëjtë. Shumë biznese në sektorin prodhues janë para presionit për të rritur pagat ose do të përballen me falimentin nëse nuk aplikojnë rritje.

Ekspertët pohojnë se rritja artificiale e pagës minimale, rrezikon të deformojë strukturën e pagave, pasi rritja do të ndodhë vetëm për nivelin e ulët të pagave por jo për nivelet e larta. Kjo politikë do të nxisë emigrimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve.

Indeksi i Klimës së Biznesit i matur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë evidentoi se me 2021 mungesat në tregun e punës ishin shqetësimi kryesor i bizneseve, me përkeqësim gati 9 pikë në raport me vitin 2020.

78.7% e kompanive të anketuara pohuan se gjetja e stafit të kualifikuar në vend në vitin 2021 ishte e vështirë, ose shumë e vështirë.

Mungesat në tregun e punës do të jenë edhe më stresuese në vitet në vijim, pasi oferta për punonjës po reduktohet nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve./ Monitor



3 Comments

  1. E rrit ne letra KM por leket i nxjerr biznesi

    Me kete rendiment te ulet qe ka ky nivel punetoresh nuk eshte e justifikuar rritja

    Nderkohe do rriten dhe cmimet

    Pra qeni qe kafshon bishtin e vet

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Janë pikërisht mutrat e kombit, fukarenj, dembelë, të paaftë, pa dinjitet, që zvarisen pas çdo pushteti të radhës e që janë hambar votash për pushtetin.

    2. Rritja do behet o shok se nuk jeton dot njeri me 36000 leke. Sikur 1500 leke uje dhe 6000 drita, te ngelen 28500 leke, ose 950 leke ne dite. Sigurisht qe kjo na ndikon te gjitheve, se ndikon ne rritje cmimesh, etj, po s’ka rritje ekonomike pa rritje rrogash. Jemi te fundit ne rajon, dhe eshte per te ardhur turp qe ende kemi rroga kaq te uleta.

      Problemi real eshte qe nga ky vend po ikin te gjithe, po bie konsumi, dhe bizneset se shpejti do falimentojne me rradhe. E kemi prekur fundin, tani thjeshte po presim per pasojat.

      E se ca arsyeje ka Qeveria qe e ben kete rritje, as qe diskutohet se e ben per vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *