• |
ide | kryesore

Abuzoi me shqiptaren, u dënua 9 vjet: Italia i kërkon Brazilit ekzekutimin e burgimit për Robinho

-Instant, Sport
Robinho



Qeveria italiane i ka kërkuar Brazilit të zbatojë dënimin me nëntë vjet burg ndaj ish-futbollistit Robinho, i dënuar për përdhunim. Informacioni u zbulua ekskluzivisht nga portali Uol, duke cituar urdhëresën. Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, e firmosi kërkesën më 24 janar. Ai ia dërgoi qeverisë braziliane në rrugë diplomatike më 31 të po këtij muaji. Autoritetet italiane kërkojnë gjithashtu që të zbatohet dënimi ndaj Ricardo Falco, mikut të ish-sulmuesit të Milanit.

Të dy u dënuan në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare. Ngjarja ndodhi në Milano më 22 janar 2013. Nordio – siç raportohet nga Uol – kërkon “që çështja t’i dorëzohet autoritetit gjyqësor kompetent brazilian. Vetëm kështu mund të autorizohet, në përputhje me ligjin brazilian, ekzekutimi i dënimit me nëntë vjet burg. Ky dënim u vendos ndaj Robson de Souza (Robinho) nga Gjykata e Milanos në 23 nëntor 2017”.

Lexo më tej: Robinho nuk ekstradohet, e ndalon ligji: për dhunën sek*uale ndaj shqiptares mund të burgoset në Brazil

Qeveria italiane shpjegon se Ministria e Drejtësisë i kërkoi Brazilit të ekstradonte Robinhon dhe Falcon në shtator të vitit 2022. Një kërkesë e refuzuar nëntorin e kaluar, për shkak se neni 5 i Kushtetutës braziliane ndalon ekstradimin e shtetasve të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *