• |
ide | kryesore

Partizani i vetmi kryesues që luan në shtëpi: përplasen ekstremet e renditjes në Kamëz

-Instant, F1, Sport
Partizani



Kampionti është futur në ritmin e tij të lartë dhe cdo pikë tani mund të kushtojë. Sidomos në zonën e renditjes ku luftohet per titullin kampion. Tre pikë ndajnë Tiranen kryesuese nga Partizani e Vllaznia. Të kuqtë janë të vetmit në treshen e parë që luajnë në shtëpi. Colella shpreson të përfitojë nga ky fakt, por muret e stadiumit Partizani janë rrëzuar disa herë dy muajt e fundit.

Dëshmi e asaj që Europa nga mbijetesa ndarjen nga pak pikë mund të jetë ndeshja në Kurbin. Laci do të presë Bylis në një sfidë që Mezani shpreson ta rilançojë drejt objektivit të klubit. Pas llogarive të Shensoit, Bylis për të mbijetuar duhet të nisë të bëjë rezultat e menjëherë madje. Sfidë mbijetese në Niko Dovana. Teuta e Kukësi janë në kuotë të njëjtë pikësh, 25, dhe duhet të largohen nga zona e rrezikut. Kush gabon futet në ujra të turbullta që kompromentojne qendrimin në elitë.

Lexo më tej:Klubet e Superiores arkëtojnë mbi 2 milionë euro në merkato: Partizani më “i pasuri”, Vllaznia vetëm një blerje

Të dielën zbresin në fushë dy pretendentët e tjerë. Tirana shkon në fushën e të fundit të renditjes. Në Kamëz, kundër Kastriotit Shehi do te mundohet te përfitojë nga fakti që rivalët kanë ndeshje më të vështirë. E pikërisht Vllaznia do te vizitojë Egnatian, që vjen nga një fitore e rëndësishme. Skuadra e Tetovës kërkon të përsëritet, por Josa pasi mundi Tiranen nuk do të ndalet më,

SUPERIORE, JAVA 22

18/02/2023
LAÇI 13:00 BYLIS
TEUTA 16:00 KUKËSI
PARTIZANI 19:00 ERZENI
19/02/2023
KASTRIOTI 13:00 TIRANA
EGNATIA 13:00 VLLAZNIA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *