• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku rikthehet te goli: Inter mposht Udinese e shkëputet nga Milan

-Instant, Sport, Video
Inter



Inter nuk gabon dhe shkëputet sërish nga shoqëria e pakëndshme e Milan, pas fitores me Udinese. Përfundon 3-1 me zikaltrit dominues. Skuadra e Inzaghi i përgjigjet suksesit të kuqezinjve 0-1 ndaj Monza dhe i kthen kuqezinjtë në vendin e tretë. Provë e rëndësishme e Bolonjës, që synon zonën europiane. Në Marassi përfundon 1-2 me Sampdoria gjithnjë e më në vështirësi.

INTER 3-1 UDINESE

Interi mundi Udinesen 3-1 në ndeshjen e mbrëmjes të javës së 23 të Serie A. Zikaltrit ngjitën në kuotën e 47 pikëve në renditje, duke iu përgjigjur fitores së Milanit. Të besuarit e Inzaghi mbajnë kështu kushërinjtë e tyre në distancë. Ndeshja në San Siro u zhbllokua nga një penallti e realizuar nga Lukaku (20′). Belgu nuk kishte shënuar në kampionat që nga java e parë. Bardhezinjtë u kundërpërgjigjën me golin e Lovric në kundërsulm, në fund të pjesës së parë (43′). Por në minutën e 73′ u kujdes Mkhitaryan, me një goditje të bukur me të djathtën, për të çuar përpara skuadrën e tij. Në minutën e 89′ erdhi edhe goli i Lautaros që mbylli llogaritë. Zikaltrit u ngritën menjëherë në këmbë pas hapit të gabuar ndaj Sampdorias. Inter po përgatitet sa më mirë për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Porto, të planifikuar për të mërkurën.

Lexo më tej: “Vrapon si ko*e para e mbrapa”: Cassano telendis Barella, sherri me Lukaku ndan tifozët e Inter

MONZA 0-1 MILAN

Milan mundi Monzën 1-0 në javën e 23 të Serie A, duke i dhënë krizës një goditje përfundimtare. Kuqezinjtë kaluan për një moment në vendin e dytë të renditjes së bashku me Interin. Pas një fillimi të mirë të Monzës, me mundësitë për Ciurria dhe Petagna, Milan mori përsipër më shumë. Me kalimin e minutave skuadra e Piolit u bë më agresive dhe goditi shtyllën me Leao (19′). Milan megjithatë e zhbllokoi lojën në minutën e 31′ me një goditje me të majtën të Messias. Në pjesën e dytë, Milani shpenzoi shumë me Theo Hernandez dhe Leao e Monza për pak sa nuk barazoi. Në minutën e 73′ goditja e Ciurria tronditi shtyllën u përplas në shpinën e Tatarusanu dhe pastaj sërish në shtyllë përpara se të përfundonte për goditje nga këndi.

SAMPDORIA 1-2 BOLOGNA

Bolonja nuk bën zbritje, synon Europën dhe zhyt Sampdorian në zonën e rënies. Skuadra e Thiago Motta mundi 2-1 djemtë e Stankovic për të arritur në kuotën e 32 pikëve. Në Marassi, një ndeshje e ekuilibruar e me shumë raste. Në pjesën e parë Gabbiadini humbi një shans brilant, më pas Soriano (27′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fuqishme. Në pjesën e dytë Sabiri (68′) barazoi me penallti, para se të dështonte të dyfishonte sërish me penallti (71′). Vendosi gjithcka Orsolini (90′) me një goditje me të majtën në kryqëzimin e shtyllave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *