• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë gjithë ndeshjen, Partizani shpartallon Erzenin: Rrapaj, Da Silva e Hoti i bëjnë presion Tiranës

-Instant, F1, Sport, Video
Rrapaj



Një fitore në kohën e duhur në mënyrën e duhur. Partizani mposht Erzenin 3-0, në javën e 22 të Superiores, edhe pse luajti me 10 lojtarë për gjatë gjithë ndeshjes. Kartoni i kuq i Maget në minutën e 3’, nuk dekurajoi të kuqtë. Goditja e dënimit e Rrapaj në mbyllje të pjesës së parë e goli i Da Silva në start të së dytës, mbylli historinë. Pastaj Hoti kompletoi trisin, që bashkon skuadrën e Colella me Tiranën në krye të renditjes së.

Një fitore e rëndësishme e të kuqve në një ndeshje që e kanë luajtur që nga fillimi me një futbollist më pak. Maget u ndëshkua me karton të, pas një faulli në mesfushë. Me 10 futbollistë nga minuta e 3’, të kuqtë nuk i lejuan asnjë hapësirë Erzenit. Italiani lexoi taktikisht ndeshjen në perfeksion dhe skuadra ruajti ekuilibrin. Madje, ishin ata më të rrezikshmit, edhe përpara se Rrapaj të zhbllokonte ndeshjen me një gol në fundin e pjesës së parë. Një goditje dënimi që nuk i la asnjë mudnësi portierit të Erzenit.

Pastaj në pjesën e dytë, zëvednësimet e Kapllanit nuk patën kohë as të preknin topin për herë të parë, kur pësuan golin e dytë. Një assist i Mba për da silva, duke e bërë më të thjeshtë takimin për ekipin kryeqytetas. Goli i Hotit pak minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës vulosi gjithçka. Tre pikë të rëndësishme për Partizanin, që merr fitoren e dytë radhazi dhe arrin Tiranën me 37 pikë. Erzeni mbetet i katërti me 31 pikë dhe rrezikon parakalimin e Egnatias, vetëm një pikë pas tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *