• |
ide | kryesore

Video/ Mönchengladbach fundos Bayern: me 10 lojtarë gjithë ndeshjen bavarezët rrezikojnë kreun, tris i Leipzig e Stuttgart

-Instant, F1, Sport, Video
Bayern



Në javën e 21 të Bundesligës, Bayern Mynih shembet 3-2 nga Borussia Mönchengladbach. Bavarezët, me dhjetë lojtarë nga minuta e 8′ për kartonin e kuq të Upamecano, nuk rezistuan dot në transfertë. Në disavantazh të golit të Stindl (13′), bavarezët reaguan në minutën e 35’ me Chupo-Moting. Dy golat në pjesën e dytë të Hofmann (55′) dhe Thuram (84′) bënë të kotë shkurtimin e diferencës nga Tel (93′). Në ndeshjet e tjera Freiburg fitoi 2-0 ndaj Bochum. Tris i Leipzig dhe Stuttgart, ndaj Wolfsburgut dhe Koln përkatësisht.

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH-BAYERN MYNIH 3-2

Humbja e dytë në Bundesligë për Bayern Mynih, i mposhtur 3-2 nga Borussia Mönchengladbach. Nis makthi për kampionët e Gjermanisë me përjashtimin e Upamecano që në minutën e 8’. Mbrojtësi pengon Plea dhe ndëshkohet me karton të kuq. Katër minuta më vonë vendasit kaluan në epërsi. Goditja e Stindl në hyrje të zonës nuk i dha shumë mundësi Sommer dhe 1-0. Reagimi i miqve, megjithatë, nuk vonoi dhe në minutën e 35’ Chupo-Moting mbështeti në rrjetë pasimin e Alphonso Davies. Në pjesën e dytë, Nagelsmann hodhi Sané dhe Musiala në vend të Gnabry dhe Gravenberch. Bavarezët besonin se mund tia dilnin dhe në minutën e 49’ Kimmich për pak nuk i kalon në avantazh. Ishte vetëm një blic dhe gjashtë minuta më vonë Hofmann dyfishoi rezultatin për Gladbach. Trisi mbajti firmën e Marcus Thuram, që shtyu në rrjetë pasimin e Hofmann në minutën e 84’. Bayern Mynih ngushtoi diferencën me Tel në minutën e 93’. Kjo humbje rrezikon kryesimin e Bayern Mynih në renditje, i ndalur në 43 pikë. Bavarezët janë tani të ekspozuar ndaj parakalimit nga Union Berlin dhe Borussia Dortmund. ,Gladbach, ndërkohë, fluturon në vendin e tetë, në një kuotë prej 29 pikësh.

Lexo më tej: Gafa e tij i dhuroi fitoren Bayern: media e tifozët sulmojnë Donnarumma për gabimet e vazhdueshme

BOCHUM-FREIBURG 0-2

Freiburg fitoi 2-0 në Bochum. Loja ishte e mbyllur dhe në minutën e 17’ Asano provoi për vendasit. Flekken ishte i vëmendshëm. Doan u përgjigj nëntë minuta më vonë, por Riemann ishte gjithashtu gati në goditjen me kokë. Epërsia e bardhezinjve erdhi në minutën e 39’ me Gregoritsch, i cili kapitalizoi asistimin e Grifos në goditje nga këndi. Në fillim të pjesës së dytë, erdhi dyfishimi falë blicit të Holer (51′). Shkoi edhe më keq për vendasit, që mbetën me dhjetë lojtarë trembëdhjetë minuta më vonë. Kartoni i kuq për Losilla i vuri kapakun. Freiburg arrin kështu në 40 pikë dhe për momentin kap Borussia Dortmundin në vendin e tretë. Në vend të kësaj, Bochum është ndalur në 19 pikë, i angazhuar në luftën për të mos rënë nga liga.

WOLFSBURG-LIPSIA 0-3

Suksesi dominues i Leipzig që kalon lehtësisht 3-0 ndaj Wolfsburg. Miqtë hapën rezultatin me golin e Forsberg, i cili nga distanca i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 14’. Me përfundimin e pjesës së parë, Szoboszlai ishte afër dyfishimit, por shtylla i mohoi golin skuadrës së Rose. Në pjesën e dytë, ende mundësi për bardhekuqtë, por André Silva pa ti largohet topi në vijë. Vendasit dukeshin në mëshirën e fatit dhe në minutën e 85’ kundërshtarët goditën sërish me zëvendësuesin Laimer. Në fund, Szoboszlai fiksoi trisin në minutën e 93, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen. Wolfsburgu nuk ka fituar kështu prej katër ndeshjesh dhe mbetet me 30 pikë. Ndërsa Leipzig ngjitet në 39, duke konsoliduar vendin e pestë.

STUTTGART-KOLN 3-0

Stuttgart fitoi 3-0 ndaj Këln. Avantazhi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe u firmos nga Gil Dias në minutën e 9’. Rreth gjysmë ore më vonë, përgjigja nga njerëzit e Labbadia erdhi me Silas, por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën. Në 45 minutat e dytë ia vlen të admirohet dyfishimi i Sosa, i cili në minutën e 59’ ekzekutoi një goditje dënimi perfekte, që preku shtyllën e djathtë dhe më pas u fut në rrjetë. Kaloi pak më pak se një çerek ore dhe i porsaardhuri Coulibaly bëri 3-0 nga distanca. Stuttgart u ngjit në 19 pikë, duke mbetur megjithatë gjithmonë i ngatërruar në zonat e nxehta të renditjes. Ndërsa Këlni mbetet i njëmbëdhjeti në një kuotë prej 26 pikësh.

Bundesliga Germany

Bochum 0-2 Freiburg
Borussia Monchengladbach 3-2 Bayern Munich
VfB Stuttgart 3-0 FC Cologne
Wolfsburg 0-3 RB Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *