• |
ide | kryesore

Asfiksohen 2 persona në një shpellë në Bulqizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bulqizë



Policia njofton një ngjarje të rëndë që ka vënë në rrezik jetën e 2 personave. Sipas uniformave blu në njësinë Administrative Ostren të Bashkisë Bulqizë, dy persona me iniciale A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Gjatë punës ata kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. “Të dy janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë në Bulqizë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *