• |
ide | kryesore

“Nuk është e sigurtë se fiton, që të rrezikosh me çdo mënyrë”: Josa përligj pikën, Tetova “ra dakord”

-Instant, Sport
Josa



“Të mos humbësh ndeshjen me një skuadër si Egnatia është mirë. Edhe pse nuk kishim ardhur për të barazuar ndeshjen. Skuadra ishte e vendosur sidomos në detyrat mbrojtëse ku nuk kishim probleme”. Mirel Josa nuk arrin të mbajë hapin e dyshes kryeqytetase. Vllaznia tani është e detyruar të ndjekë sërisht vendin e dytë, ndërsa nga kreu e ndajnë tani 5 pikë. Tekniku nuk ka dashur të kërkojë alibi te mungesat, pavarësisht se e kanë diktuar në një farë mënyre formacionin. “Mundësitë këto ishin. Ju përmendët mungesat por jemi mësuar të luajmë me pengesa, se edhe Smajli doli jashtë loje gjatë javës. Jam i kënaqur me ata që luajtën, se jemi mësuar me mungesa gjithë kohës”.

Josa në fund ka justifikuar edhe zgjedhjen për të mos kaluar në aventurë, në kërkim të golit të fitores: “Një ndeshje nuk është e sigurt që do ta fitosh, që të rrezikosh në çdo mënyrë. Kampionati është i gjatë. Të mos humbësh ka vlerë duke pasur parasysh kë ke përpara, apo kundër. Egnatia është skuadër që mund të të ndëshkojë në çdo moment. Ndaj jam i kënaqur me barazimin”, tha Josa pas ndeshjes.

Lexo më tej:Video/ Jackson ndalet nga shtylla: Egnatia ndal Vllazninë, por ishte më afër fitores

TETOVA: SKUADRAT “RANË DAKORD” PËR PIKËN

“Në fund skuadrat “ranë dakord” që loja po shkonte drejt barazimit. Por në kohën ku ndodhet kampionati, mendoj që një pikë është e vlefshme”. Edlir Tetova vazhdon të grumbullojë pikë, edhe pse jo aq sa do të donte. Tekniku i Egnatias e ka të qartë se barazimi me Vllazninë ka peshë, pavarësisht se ishte më pranë fitores se shkodranët. “Normalisht ne kërkojmë apo përgatitim ndeshjen për tre pikët, ne ishim më afër. Por ashtu siç shkoi ndeshja, sidomos në pjesën e dytë, mendoj që kishim presingun shumë me mangësi. Si shkuan gjërat, jemi të kënaqur edhe me një pikë. Se siç i kemi parë ndeshjet e fundit, Vllaznia po kalon një formë shumë të mirë. Do shohim ndeshjen e radhës”.

Një shpjegim edhe për rezultatet më të mira në transfertë se në Arena Egnatia: “Ekipi ka një ngërç, ka qenë gjithmonë një ngërç fusha në Rrogozhinë. Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të bëjmë më mirë. Mbrojtja po shfaq siguri më të madhe, jemi të kënaqur, sot mungoi topi vertikal dhe mes linjave. Do të shohim përpara dhe përmirësojmë gjërat që në ndeshjen e ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *