• |
ide | kryesore

Shisnin heroinë e kanabis përmes Telegram-it, arrestohet në Torino shqiptari

-Instant, Lajme, Të fundit

Autoritetet italiane në qytetin e Torinos kanë arrestuar dy shpërndarës droge, një italian dhe një shqiptar, të cilët dyshohen se shisnin heroinë e kanabis përmes një aplikacioni komunikimi.


Sipas mediave italiane dy bashkëpunëtorët komunikonin me klientët e tyre përmes aplikacionit ‘Telegram’, ndërsa në banesat e tyre janë gjetur rreth 27 kilogramë drogë.


Mësohet se përveç 14 kg heroinë, 5 kg marijuanë dhe 8 kg hashash që u gjetën në shtëpinë e shqiptarit, janë gjetur edhe 180 mijë euro në banesën e bashkëpunëtorit të tij italian, para të cilat dyshohet se kanë ardhur si rezultat i shitjes së drogës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *