• |
ide | kryesore

Video/ Kavilja e përdredhur në mënyrë jonatyrale: Neymar del me barrelë, Messi i jep fitoren PSG në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video
Neymar



Fitore dramatike e PSG në javën e 24 të Ligue 1. Në Parc des Princes, parizienët mposhtën 4-3 Lille, me një gol në shtesë të Lionel Messi. E megjithatë Galtier është tronditur para ndeshjes së kthimit me Bayern Mynih në Champions. Tekniku mund të ketë humbur yllin e skuadrës Neymar. Braziliani që dha asist për golin e parë e shënoi të dytin për PSG doli nga fusha me barrelë, në fillimin e pjesës së dytë.

Një ndërhyrje nga pas direkt në këmbën mbështetëse të brazilianit në minutën e 51′ ishte fatale. Kavilja e Neymar u përdrodh në pozicion jonatyral dhe lojtari u shemb përtokë. Ulërimat e O’Ney lanë të kuptohej për një dëmtim serioz. Braziliani u zëvendësua mes lotëve nga Etikite dhe parashikohet një ndalesë e gjatë për të.

Lexo më tej: Foto me hamburger e fraza e Mbappe, Galtier mbron Neymar: “Ka gjithë të drejtën të luajë poker në ditën e lirë”

PSG kaloi përpara 2-0 shumë shpejt. Mbappé në minutën e 10, pas asist të Neymar, shënoi avantazhin. Braziliani pastaj dyfishoi shifrat në minutën e 17′. Lille u rikthye me Diakité (24′) e David (penallti në minutën e 58′). Përmbysjen e kompletoi Bamba (69′), që ktheu fantazmat e ndeshjeve të fundit të humbura nga kryeqytetasit. Dramatik fundi i ndeshjes. Mbappé shënoi dygolëshin personal (87′) ndërsa Messi në të 95′ i dha fitoren Galtier. Tekniku megjithatë rrezikon të humbasë brazilianin Neymar në ndeshjen e dytë të 1/8 të Champions ndaj Bayern. E është lajmi i vetëm që Galtier nuk do donte të dëgjonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *