• |
ide | kryesore

Avokati tregon se si është gjendja shëndetësore e Alda Klosit: Ka nevojë për kujdes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alda



Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e klientes së tij, e cila përfundoi në spital pas arrestimit të saj për fshehje të pasurisë.

Në një deklaratë për mediat, pak pas vendimit të Apelit, i cili ka në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Klosin, tha se ka nevojë për kujdes shëndetësor.

“Pas ndalimit, Alda Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore. U shtrua dhe u kurua në spital në QSUT. Doli nga spitali në gjendje disi të përmirësuar, por sipas kartelës klinike të lëshuar nga mjekët, duhet të jetë në vëzhgimin e mjekëve, pasi ka tendenca për një hipertoni që mund të sjellë pasoja për shëndetin e saj.”, tha ai.

Lexo më tej: Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli lë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi



3 Comments

  1. 70-80% e personave mbi 50 vj kane hipertoni (tension te larte, per ata qe nuk e kuptojne) dhe duhet te jene nen vezhgimin apo kujdesin e mjekeve dhe ketij shteti as i plas hic. Le te prese edhe Alda si keta, meqenese me detyrat qe ka pasur ka kontribuar edhe per gjendjen e mjeruar te shendetesise. Pse kur ishte jashte kush ja vezhgonte hipertonine, shoqet me te cilat pinte kafe ne orarin e punes, Rozeta Dobi apo Ben Tigri? Madje ne burg ka mjek 24 ore dhe qe nuk guxon te levize nga vendi i punes, keshtu qe eshte me e sigurte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *