• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk ishte inteligjent”: Emery bën ‘leckë’ Dibu Martinez: “Goli i katërt i turpshëm”

-Instant, Sport, Video
Emery



Arsenal u kthye të jetë vetëm në renditje pas fitores të shtunën në Villa Park në Birmingham. Kundër Aston Villa, për javën e 24 të Premier përfundoi 2-4 për londinezët. Të besuarit e Arteta distancohen me dy pikë nga Manchester City me një ndeshje më pak. Një rezultat që nuk është kaluar lehtë nga Unai Emery. Në fund të ndeshjes, trajneri i Villans, shpërtheu ashpër kundër Emilano (El Dibu) Martinez.

Pas ndeshjes, Emery foli para gazetarëve dhe shprehu gjithë hidhërimin për humbjen: “Jam shumë i zhgënjyer. Mund të humbësh por jo në këtë mënyrë”. Më pas, u ndal në vendimin e Martinez për të shkuar te porta e Arsenal (nga ku lindi goli i katërt i Gunners) në fund, në kërkim të barazimit: “Unë kurrë nuk i thashë ta bënte. Ishte zgjedhja e tij, por kjo nuk është fryma e duhur”.

Lexo më tej: Martinez, 20 mijë stërlina për një qen roje: Malinois duhet të ruajë medaljen e Botërorit

“GOLI I KATËRT I TURPSHËM”

Gjatë fjalës së tij, trajneri i Aston Villa vazhdoi goditjen e tij ndaj portierit argjentinas: “Goli i katërt ishte i turpshëm. Nuk do t’i thoja kurrë portierit tim që të futej në zonën kundërshtare në goditjen e fundit nga këndi. Mund të shkojë mirë një herë në 100. Në këto raste na duhet më shumë kthjelltësi, duhet të jemi inteligjentë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *