Juventus kundër Spezia mori fitoren e tretë radhazi në kampionat falë golave të Kean dhe Di Marias. Autori i një paraqitjeje të mirë ishte natyrisht edhe Filip Kostic, që shërbeu për golin e parë të Kean. Serbi është në asistin e tij të gjashtë të sezonit në Serie A. Pas një periudhe fillestare përshtatje, Kostic është bërë një pedinë themelore në taktikat e trajnerit Allegri. E megjithatë, i zëvendësuar në minutën e 81′, kur kaloi para tifozëve të Spezia, ata e mbuluan me ofendime. Reagimi i tij ishte si një profesionist i vërtetë.
Nga tifozët e Spezia vërshuan fyerje deri edhe diskriminuese dhe raciste. Serbi megjithatë provokimeve iu kundërpërgjigj me ironi. Ai bëri vetëm gjeste me dorë, si për të thënë “ec, ec, vazhdoni…”. Në fund ai bëri edhe një duartrokitur në mënyrë sarkastike ndaj ultrasve të Spezia. Një qëndrim profesional që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
#Kostic insultato dalla curva dello Spezia, risponde con stile.
Spero gli squalifichino lo stadio a questi razzisti bifolchi. @tuttosport @juventusfc pic.twitter.com/yWFJ22IJj3— Daniele De Felice (@DanieleBibo) February 19, 2023
Nga ana tjetër, dy punonjës të Spezia Calcio kanë bërë një denoncim ndaj personave të panjohur. Ata ankohen se mbi ta është hedhur urinë gjatë ndeshjes në Picco kundër Juventus. Dy bashkëpunëtorët, një burrë dhe një grua, që punojnë në impiantin ligur, ndodheshin nën sektorin e miqve ku ishin tifozët e Juventus. Ata raportojnë se janë lagur dhe se kishin parë një burrë që urinonte nga lart mbi to. Episodi është konfirmuar nga vetë klubi. Forcat e policisë do të verifikojnë ngjarjen përmes pamjeve me rezolucion të lartë të qarkut të videokontrollit brenda stadiumit.