• |
ide | kryesore

Vrasja e 22-vjeçares keniane/ Nëna rrëfen mesazhet e fundit, 30 orët e zhdukjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është rikthyer sërish në vëmendje historia e vajzës keniane Joy Aoko, e cila erdhi për të punuar në Shqipëri dhe u vra barbarisht në moshën 22-vjeçare.

Si u fsheh e vërteta nga autoritetet për vrasjen e një vajze 22-vjeçare keniane të pafajshme. Vrasje e mbuluar plot me mister, por për çfarë, për të mbrojtur kë?!

“Më thoshte, ‘mami do të punoj për ty deri sa të bëhem 25 vjeçe dhe pastaj do të filloj të punoj për vete’. Edhe sot e vuaj shumë duke mos ditur se çfarë i ka ndodhur asaj”, e nis rrëfimin e saj nëna e Joy-t.

Më 14 shkurt 2022 Joy niset nga Kenia për në Shqipëri. Ajo niset nga aeroporti i Nairobit e shoqëruar nga nëna e saj, e cila e përcjell vajzën me bekimin se në vendin që po shkonte për të punuar do të siguronte një të ardhme më të mire se sa ajo që i ofronte Kenia. Joy kishte aplikuar dhe fituar të drejtën për të punuar në një kazino në Shqipëri.

“Asaj iu dha një mundësi që të vinte në Shqipëri dhe ajo më tha, mami është një mundësi për të ndjekur një trajnim në një kazino në Shqipëri dhe po më ofrojnë edhe një pagë për këtë. Çdo prind gëzohet kur shikon fëmijën që po gjen një punë që i pëlqen dhe unë nuk hezitova aspak. Pse jo, nga informacioni që kam Shqipëria është vend i rregullt dhe vajza ime do të shkonte në Shqipëri për të mësuar mbi lojërat e kazinosë e më pas do të punësohej. I dhashë miratimin tim, Xhoi erdhi në Shqipëri në muajin shkurt, ishte vetëm 21 vjeçe. Të gjitha hapat e punësimit dhe procedurat u kryen nga kompania”, tregon nëna.

Më 15 shkurt 2022 Joy mbërrin në Shqipëri për të punuar në një kazino në Tiranë si ‘krupiere’ ose ‘dealer’. Joy përshtatet shumë shpejt me jetesën dhe punën në Shqipëri dhe ishte e kënaqur me punën e saj dhe me të ardhurat që fitonte ajo ndihmonte familjen e saj të varfër në Kenia.

“Kur Xhoi arriti në Shqipëri e pritën punëdhënësit dhe ajo u mirëprit në kompani. Ajo ishte më e vogla në kompani. Më thoshte ‘mami, unë jam më e vogla në kompani dhe të gjithë më pyesin se si ndihem që kam ardhur këtu. Ajo më thoshte se jam mirë, ndihem e sigurt. Nuk e kisha menduar kurrë… Ndoshta ne si prindër nuk e përgatisim veten për më të keqen, por e dija që vajza ime ishte në rregull. Unë kisha besim se në Shqipëri ajo do të ishte mirë dhe do të kthehej shëndoshë në Kenia. Në punë gjithçka po shkonte mirë duke qenë se Xhoi ishte një vajzë e çiltër, natyrë e qeshur. Joy ishte një vajzë që i donte të tjerët dhe gjithashtu gëzonte dashurinë e tyre. Ajo nuk kishte asnjë ankesë për vendin e saj të punës. Unë mendoj se ajo e donte me gjithë shpirt këtë punë”, rrëfen nëna e 22-vjeçares.

345 ditët e Joyt në Shqipëri

Joy një vajzë e qeshur, plot jetë me dëshirën e madhe për të punuar dhe ndihmuar familjen në Kenia, në rrjetet e saj sociale gjatë kohës që punonte në Shqipëri ka publikuar video dhe foto nga momentet më të lumtura të saj. Në disa prej videove ajo tregon se sa shumë i pëlqen Shqipëria dhe se e dashuron këtë vend, duke lënë mbishkrime se në Shqipëri po jetonte jetën e saj më të mirë. Postimi mban datën 8 gusht 2022, vetëm 4 ditë para se jeta e Joyt në Shqipëri të merrte rrjedhë krejt tjetër, 13 gusht 2022.

Po si u përmbys jeta e 22-vjeçares keniane?!

“Unë flisja shumë me Joy-in dhe të shtunën më datë 13 gusht rreth orës 03:00 Xhoi më mori në telefon dhe më pas folëm në ëhatsapp. Ajo më dërgoi mesazh në 03:25, ishte mesazhi i fundit prej saj. Joy kishte qenë në punë të premten në mbrëmje dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ajo më shkroi, më tha se ishte e lodhur dhe më pyeti se çfarë po bëja. Më tha që do të bënte një dush dhe do të shtrihej për të fjetur. Më tha që do ngrohte ushqimin për të ngrënë. Unë vazhdova t’i shkruaj dhe ajo nuk më ktheu përgjigje. Unë nuk u shqetësova të shtunën. I urova natën e mirë me mendimin se do të ishte shtrirë për të fjetur. Gjatë ditës kur u zgjova rreth orës 11:00 të paradites ajo nuk më kishte kthyer përgjigje. Sakaq fillova të shqetësohem. I dërgova sërish mesazh për ta pyetur nëse ishte zgjuar, por nuk më ktheu përgjigje. Erdhi e diela, por ende asnjë komunikim. Instinkti i nënës. Ndjeva se diçka e keqe kishte ndodhur”, tregon nëna e 22-vjeçares. Më datë 14 gusht rreth orës 12 të drekës, Joy u gjet në gjendje të rëndë në oborrin e një banese ngjitur me banesën, në të cilën ajo jetonte me bashkëkombësen e saj Emily Mutua dhe punonjës të tjerë të kazinosë.

“Di që mesazhi i saj i fundit ishte në 03:25 minuta. Nëse përllogaris që nga ora 03: 25 të mëngjesit deri të dielën sepse gjatë të shtunës ajo nuk u gjet, deri të dielën në orën 12:30 i bie më shumë se 30 orë që Joy kishte humbur gjurmët.

Vajzat nga Gjeorgjia që punojnë me Joy-in në kazino, shtëpia e së cilave është pranë me të Joy-t kishin dëgjuar një zhurmë frymëmarrjeje të vështirë dhe rënkim. Njëra prej vajzave nga Gjeorgjia ishte në dritare dhe ajo i tha shoqes së saj ‘eja dhe dëgjoje këtë zhurmë’. Ajo i kishte thënë se atje mund të jetë vajza afrikane që ka humbur ditën e djeshme, të cilën po e kërkojnë. Ato panë me kujdes nga dritarja dhe dalluan Joy-in, sakaq telefonuan menjëherë ambulancën. Gjithashtu telefonuan menaxherin./bw



2 Comments

  1. Turp Turp drejtesi per kete vajze qe i moren jeten nen hijen e keti shteti qe sot hesht ku eshte drejtesia ?? Akoma me e rende ngjarja asnje reagim nga autoritetet u prefte ne paqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *