• |
ide | kryesore

“Kërbaç” në parlament, që të mos diskutohet për Charles McGonigal

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur e pyesin se përse nuk shkon në parlament dhe t’i përgjigjet opozitës që i kërkon shpjegime për marrëdhënien e tij me Charles McGonigal, kryeministri Edi Rama tregon “nivelin e ulët të edukatës” të deputetëve. Faktit, të provuar tashmë me video, që Rama ka rekordet e tij të shkeljes së edukatës, ai i justifikoi duke thënë se “kush fle me qenin gdhihet me pleshtat” dhe se do të bëjë sa të mundet që ta shlyejë këtë turp.

Arsyet e refuzimit të Ramës për të dhënë llogari mbi skandalin “McGonigal” shkojnë përtej limiteve të edukatës, por për ta fshehur këtë ai ka dhënë një përgjigje disproporcionale përmes një serie përjashtimesh mbi deputetët e opozitës.

Që kur u arrestua McGonigal në SHBA, në kuvendin e Shqipërisë janë marrë 24 masa përjashtimi për deputetët e opozitës.

Pamje gjate seances se dates 26 Janar ne kuvend

Në 26 Janar, Rama nuk shkoi në parlament. Opozita kërkoi llogari, por si zakonisht nuk iu dha më shumë se dy apo tre minuta kohë për të folur. Opozita bllokoi foltoren. Seanca kaloi në kaos.
Pak ditë më pas nisi hakmarrja. Në krye të sekretariatit të etikës qëndron Klotilda Bushka, që përjshtoi Sali Berishën, Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edmond Spahon dhe Edi Palokën.

Pamje nga seanca e dates 2 Shkurt ne Kuvend

Në 2 Shkurt, karrigia e Edi Ramës në kuvend ishte sërish bosh. Një grup deputetësh të PD kishin kërkuar interpelancë për McGonigal. Rama u ofroi Elisa Spiropalin për të dhënë përgjigje, por kjo u refuzua nga opozita, që bllokoi foltoren.

Ndëshkimi nuk vonoi. U përjashtuan për 10 ditë Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Ervin Salianji që bllokuan foltoren.

Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u ndëshkuan për fjalë fyese ndaj Lindita Nikollës.

Pamje nga seanca e dates 13 Shkurt ne Kuvend

Në 13 Shkurt, ndërsa numrat e deputetëve të opozitës ishin më të paktë, gratë socialiste kishin një surprizë për Berishën. Duke iu referuar një deklarate të tij tek selia e PD, se kishte video me orgji të McGonigal dhe ministreve, ato i kërkuan t’i nxjerrë duke e akuzuar për deklarata seksiste.

Karrigia e Ramës si gjithnjë ishte bosh. Mungesës së tij i shtohej refuzimi për një komision hetimor nga opozita. Seanca që drejtohej nga Ermonela Felaj doli prap nga kontrolli. Flamur Noka gjatë të gjithë seancës i ra bilbilit, ndërsa Berisha tha se videot ekzistonin.

Dy ditë më pas “kërbaçi” Bushka firmosi përjashtimin e Sali Berishës dhe Flamur Nokës nga parlamenti për 10 ditë. Ndërsa Belind Këlliçi dhe Flamur Noka u përjashtuan për 5 ditë.

Në 16 Shkurt, skena ishte e njëjtë. Rama mungoi sërish. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilave, në një seancë të zhurmshme, ku herë pas here dëgjohej zëri i Jorida Tabakut që u pajtua me rendin e ditës.

Komisioni i Bushkës përjashtoi Edmond Spahon, Elda Hotin, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliajn dhe Greta Bardelin.

Kryeministri Rama ka refuzuar parlamentin, por jo studiot televizive ku është paraqitur plot 4 herë. Versioni që paraqet kryeministri për takimet me McGonigal ka disa pika të ndryshme nga çfarë thuhet në akt-akuzën që ka hartuar FBI.

Në njoftimin që iu bë ish-të dashurës së McGonigal për të dëshmuar (subpoena) ajo paralajmërohej të jepte çdo informacion që kishte për Ramën dhe ministrat e qeverisë shqiptare.
Deri më tani, Rama thotë se nuk është kontaktuar nga asnjë institucion i drejtësisë amerikane për këtë çështje, por heshtja tregon se ai druhet se çdo gjë që mund të thotë sot, mund të përdoret nesër kundër tij./Lapsi.al



11 Comments

  1. Vete fakti qe nuk shkon ne parlament dhe perjashton deputetet e opozites nga Kuvendi, e inkriminon tmerresisht Ramen. Gojet e keqija flasin se edhe delfini i tij, Veliaj eshte i gatshem t’i fuse sterkembeshin. Per te thene te verteten, ka edhe kamikaze te spiropalizuar si puna e asaj Bushkes apo ndonje tjeter qe jane te gatshem qe qe per Ramen te humbasin edhe ate pak dinjitet qe kane patur deri me tash. Nderkohe qe edhe Fuga qe shkruan komente me nickun palikari (teper i pershtatshem si nickname ne kete situate), nuk perdor asnje argument, por vetem fyerje. Lufta ndermjet grupimeve te ndryshme brenda rilindjes, po ia ha koken km, i cili çdo dite qe kalon, plaket si te kishte kaluar nje vit.

  2. viti 1947
    perjashtime, arrestime, gjyqe popullore

    varje, pushkatime dhe internime

    grupi i pare dhe i dyte i deputeteve, ajka e kombit

    niperit dhe mbeskat po isoj sot

    shurra s’bohet uje, i therret shurra e gjysherve

  3. Aman se na hapet barkun me nje dava legeni. Rama ketu Rama atje. Keni bythe dilni ballazi, ndryshe, mbyllni gojen dhe hani bar, sic porosit shoqja Kim.

  4. Duan t’a kenë përballë o Poti por ç’e do që Rama fshihet pas grave.Mos po e di trim ti Ramën.Ashtu ka qenë gjithë jetën dhjaks.

  5. Foltorja te mos sabotoje aktivitetet parlamentare per te hequr vemendjen nga gjendja e saj e mjerueshme.

  6. Parlament qesharak me simbolin e dordolece Malokhanes Nikolla ne krye. dhe Spirop…i qe ulerin ne orgazem ngaqe me nje ulerime te tille “Edi Rama eshte Skenderbeu i shekullit 21” arriti t’ja mbushe mendjen Gamorit Surrelit ta mbaje si shilte poshte bythes.

  7. Ti perjashtoje te gjithe depudetet opozitare. Mjaft e bllokuan foltoren e kuvendit ku depudetet socialiste

    po bejne nje pune te nderuar. Asnje mos ta lene ne parlament, nuk kemi nevoje per ta. Opozita nuk

    na duhet fare, vetem sa per te ngaterruar eshte. Edhe rrogat u duhen nderprere qe mos te kene mundesi

    te bejne ham ham por te shkojne e te kerkojne pune per te fituar buken e gojes se nuk jane per kete

    pune. Paska qene i forte kryeministri yne i nderuar qe i duroi kaq shume.

    1. He me te lumte! Keshtu si ti pa emer e pa koke te kem sa me shume nder shqiptaret dhe do vdes ne pushtet si shoku Enver pastaj

  8. Me vjen keq ta them , por fytyra e urryeshme e Spiropalit, provokon me cinizem, sarkazem perfaqesues te parlamentit. Nderko skandalet e qeverise nuk sosen. Aq thelle i ka shkuar varesia erotike per Liderin, sa fyen veten ne cdo pauze fjalish, duke ulur aty ku sheron varesine e saj, mes kembeve te pushtetit te Liderit. Nuk ka si te shpjegohet pafytyresia e saj. Peshtirosje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *