• |
ide | kryesore

Ndezi zjarr dhe flakët dogjën një sipërfaqe të madhe toke në Klos, arrestohet autori

-Instant, Lajme, Të fundit
flakët, Vatër zjarri në Dimal, zjarrfikëset nuk hyjnë dot për shkak të terrenit



Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”. Flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët në Klos. 38-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale, “Shkatërrim prone me zjarr”.

Mësohet se pas hekurave përfundoi Agim Xhiherri.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *