• |
ide | kryesore

Tmerr nga ajo që mund të bëjë Karius në portë: plani i çmendur i tifozëve të Newcastle që të luajë Pope

-Instant, Sport
Karius



Finalja e pritur e Carabao Cup mes Manchester United dhe Newcastle do të zhvillohet të dielën më 26 shkurt në Wembley. Një ndeshje shumë e ndjerë nga të dyja skuadrat, por veçanërisht nga Magpies. Ata nuk kanë luajtur në një finale të Kupës së Anglisë që nga viti 1976. Ndërsa fitorja e fundit daton në vitin 1955. Për këtë arsye mes tifozëve ka shqetësime për mungesën e detyruar të portierit Nick Pope, i skualifikuar. Portieri mori kartonin e kuq kundër Liverpool në kampionat. Zëvendësuesi i tij Martin Dubravka, mungon për çështje rregulloresh. Ai luajti pikërisht kundër United gjatë turneut në nëntor. Me sa duket titullari i sfidës do të jetë Loris Karius, i cili nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare për gati dy vjet.

FANTAZI E SHFRENUAR

Një zgjidhje që nuk i lë të flenë të qetë mbështetësit e Magpies, që për këtë arsye kanë sajuar një plan të çmendur. Idea është të lejojnë titullarin Pope, të mbrojë portën në ndeshjen kundër Djajve të Kuq. Hileja është kjo. Huazimi i Pope te Blyth Spartans, skuadër që luan në kategorinë e gjashtë të futbollit anglez. Aty afati kalimtar është i hapur deri në mars. E të shtunën, me rastin e ndeshjes së klubit të vogël kundër Telford United, ai do të shlyente ndeshjen e skualifikimit. Pope më pas do të kthehej nga huazimi të dielën dhe do të ishte gati të sfidonte United në finalen e kupës.

Një plan shumë kreativ, por duke lexuar mirë rregulloren, nuk është i realizueshëm. Në fakt, asnjë ekip nuk mund të anulojë dhe riregjistrojë një lojtar në të njëjtën javë. Pra, asgjë për të bërë për tifozët e Newcastle. Të dielën kundër United Loris Karius me të gjitha gjasat do të jetë në portë. Dhe fakti që tifozët e Magpies po shfrenojnë fantazinë duke u përpjekur të parandalojnë që kjo të ndodhë, tregon besimin që ata kanë te ish-portieri i Liverpool…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *