• |
ide | kryesore

Video/ Alisson më keq se Karius: portieri i Liverpool gafë skandaloze në barazimin 2-2 të Vinicius

-Instant, F1, Sport, Video
Alisson



Fantazmat e Karius vërtiten ende në Anfield Road. Liverpool dhe tifozët e tij nuk gjejnë paqe me portierët në ndeshjet kundër Real Madrid. Këtë herë ai që bëri gafën e bujshme ishte Alisson Becker, që lejoi barazimin 2-2 të Vinicius Junior në minutën e 36′. Portieri brazilian deri në atë moment fantastik, bëri të pamenduarën nën presionin e shokut të skuadrës në kombëtaren e Brazilit.

Lexo më tej:Sergio Ramos tallet keq me portierin e Liverpool-it, Karius

Me rezultatin 2-1 për Reds me golat e Nunez, barazimin e Vinicius dhe avantazhin e ri të Salah, protagonisti negativ u bë portieri. Pas pasimit prapa të Van Dijk, braziliani u mundua të largonte topin duke e përplasur në këmbët e Vinicus. Trajektorja kaloi mbi Alisson dhe përfundoi në rrjetë për dëshpërimin e portierit.

Klopp e duartrokiti për ti dhënë zemër, por në Anfield të gjithë shtangën, duke kujtuar atë që Karius bëri në finalen e 2018 kundër Blancos. Gjermani bëri dy gafa në tre gola të merengues duke vendosur finlen. Tani, Alisson komplikoi rezultatin, duke lejuar Vinicius te barazojë. E ndoshta në pushim, Klopp do të ketë kohë t’i japë zemër portierit të tij Alisson Becker. Real është gjithnjë i frikshëm për tu përballuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *