• |
ide | kryesore

14-vjeçari mban peng klasën me një pistoletë lodër në Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lodër



Policia e Sarandës ka bërë një njoftim zyrtar duke sqaruar një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në shkollën “Adem Sheme” të këtij qyteti. Një nxënës 14-vjeçar ka terrorizuar mësuesin dhe fëmijët e tjerë me një pistoletë që sipas forcave të rendit ishte lodër.

Megjithatë në momentin e parë ka pasur mjaft panik në shkollë dhe nxënësit nuk kanë pranuar të hyjnë në shkollë në shenjë proteste duke theksuar se nuk ndiheshin të sigurt. Nxënësve u janë bashkuar më pas edhe prindërit që kërkuan marrjen e masave pasi nxënësi në fjalë është mjaft problematik. Ky acarim i familjeve ka bërë që policia të justifikohet me anë të një njoftimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër). Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm” – thuhet në njoftim.

Mësohet se 14-vjeçari problematik është braktisur nga prindërit dhe është rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Ai ka ndjekur mësimet në shkollën “Adem Sheme”. Një reagim bëri edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi në Komisionin e Medias.

“Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional.

Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa. Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, – tha ministrja. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *