• |
ide | kryesore

Analiza/ Liverpool jashtë çdo objektivi që në shkurt: Real Madrid i dha fund ciklit të Klopp

-Instant, Sport
Liverpool



Është e vështirë të mendohet se ky Liverpool mund të arrijë të paktën në kohët shtesë në kthimin në Bernabeu, duke fituar me tre gola diferencë. Kështu që mund të konkludohet lehtësisht se skuadra e Klopp gjendet në mes të një krize të zezë, thuajse të paprecedentë në anët e Anfield. ‘Annus horribilis’ i Reds flet për një Premier League në vendin e tetë. Kjo do të thotë, shanse zero për të arritur në edicionin e ardhshëm të Champions League. Skuadra e Merseyside doli edhe nga FA Cup dhe Carabao Cup nga duart e Brighton dhe Manchester City. Tani edhe Kupa me veshë të mëdhenj u përshëndet që në vajtjen e 1/8 nga Real (duke përjashtuar mrekullitë).

Është e vërtetë që Ranieri u shkarkua nga Leicester pasi udhëhoqi Foxes drejt një fitoreje mahnitëse të titullit 2016. Por është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se Liverpool mund të braktisë Klopp në fatin e tij këtë sezon ose qershorin e ardhshëm. Jo aq shumë për çështjet që lidhen me mirënjohjen, sa me konceptin. Me gjermanin, Reds fituan një Premier League që i kishte munguar për 30 vjet. Pastaj i shtuan një FA Cup, një Carabao, një Community Shield, një Champions League. Të gjitha i kompletuan me një Superkupë Evropiane dhe Botërorin e Klubeve. Por në Angli, duke përjashtuar Chelsea, mbështeten te një njeri që merret edhe me menaxhimin teknik të klubit. Me pak fjalë, “projekti” i famshëm dhe mitik. Në Angli e besojnë, ashtu siç besojnë në konceptin e vazhdimësisë.

Lexo më tej: Video/ Gafa e Alisson fillimi i fundit i Liverpool: përmbysje e frikshme e Real në Anfield, edhe Napoli prek çerekfinalen

ARSYET E DËSHTIMIT…

Megjithatë, arsyet e dështimit të këtij sezoni mbeten për t’u kuptuar. Vështirë të mendosh se ato lidhen me faktin se kundërshtarët kanë gjetur kundërmasa ndaj futbollit të Klopp. Arsyeja është e thjeshtë. Duke qenë se trajneri gjerman është në krye që nga viti 2016, do të ishte një problem prej kohësh… Më e lehtë të fokusohesh në një merkato jo tamam për tu mbajtur mend. Ardhja e Darëin Nunez dhe Gapko, nuk e zgjidhi problemin e largimit të Mané. Luis Diaz u dëmtua dhe Firmino e humbi gradualisht shkëlqimin. I vetmi që është gjithmonë në nivel është Salah, gjë që e dëshmon fakti se ai është në krye të shënuesve të këtij viti në Champions League. Madje përpara një zotërie me emrin Kylian Mbappé. Problemet janë edhe në mesfushë, mes mungesave dhe zëvendësimeve që sigurisht nuk janë në nivel. Pastaj është një mbrojtje, ku sapo është rikthyer Van Dijk, që ngjan si e kundërta e mbrojtësit më të mirë në botë. E nëse edhe Alisson gabon…

Versioni aktual i Liverpool u dhuron rekorde kundërshtarëve të tyre. Hera e parë në Evropë që një ekip arrin të shënojë pesë gola në Anfield. E Vinicius u bë lojtari i dytë më i ri (pas Crujiff) që shënoi dy herë në tempullin e Reds. Me pak fjalë, një vit për t’u harruar, duke qenë se Community Shield në gusht nuk mund të kompensojë, po fare, dështimet e muajve që i paraprijnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *