• |
ide | kryesore

Analiza/Si po luan Vuçiç me perëndimin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Nga Marion Kraske*

Aleksandar Vuçiç ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Miloseviç. Midis viteve 1998-2000, Vuçiç ishte Ministër për Informacionin. Ndërkohë gjatë luftës në Bosnje, ku njësitë serbe kryen krime lufte të panumërta dhe gjenocid ndaj 8300 myslimanëve në Srebrenicë, ai ngjalli qëllimisht islamofobinë.

Për çdo serb të vdekur, do të vrasim 100 myslimanë, deklaroi ai, vetëm disa ditë pas masakrës së Srebrenicës. Që nga ajo kohë ai ka bërë shumë pak për t’u distancuar nga këto mizori. Madje deri në vitin 2018 ai e nderonte si një “udhëheqës të madh serb” Slobodan Miloseviç, që u nxor para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë me akuza për krime lufte dhe gjenocid, por që vdiq gjatë gjykimit.

Ideja e krijimit të Serbisë së Madhe ishte një gur-themeli i politikës së Miloseviçit. Në vitin 1991, ai u takua me presidentin e atëhershëm kroat, Franjo Tudjman në Karagjorgjevë. Të dy ranë dakord të ndanin midis tyre Bosnje Hercegovinën, me synimin krijimin e një Kroacie të Madhe dhe Serbie të Madhe.

Rezultati ishin krimet e tmerrshme të luftës. Por edhe sot, 28 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje dhe 24 vjet pas përfundimit të asaj në Kosovë, synimi i zgjerimit territorial vazhdon të luajë një rol qendror në politikën serbe. “Srpski Svet” (bota serbe), është emri i konceptit të bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet të vetëm, pra një version i ri-menduar i imperializmit që promovonte dikur Miloseviç.

Lideri aktual në Beograd, i konsideron kufijtë aktualë si tërësisht të përkohshëm. Në këtë sfond, ai ka vite që luan një lojë ekspertësh të “maces me miun” me negociatorët perëndimorë. Instrumentet kryesore në këtë lojë janë pakicat serbe në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vuçiç ka refuzuar me vendosmëri të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në fundin e vitit të kaluar, nacionalistët serbë në veri të Kosovës ngritën barrikada ilegale. U sulmuan gazetarët dhe misionit i BE, EULEX. Beogradi kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë përtej kufirit.

Ky radikalizim i rrezikshëm që e zhyti Ballkanin në tmerret e viteve 1990, përbën në fakt një model të njohur: provoko, luaj me kartën etnike (minoriteti serb në Kosovë është në një “situatë të tmerrshme”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiç), bëj kërcënime, më pas ul gradualisht tensionet, derisa të vijmë tek provokimi i radhës.

Është problematike që lojtarët perëndimorë janë mësuar dhe po tolerojnë këtë model sjellje të Beogradit. Ai përmban të njëjtën narrativë që komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë Beogradit një ofertë. Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, SHBA-ja dhe BE-ja kanë tentuar kohët e fundit të arrijnë marrëveshje për krijimin e një Asociacioni të Komuniteteve Serbe në Kosovë, me objektivin e deklaruar “normalizimin e marrëdhënieve” midis 2 shteteve.

Por nga ana tjetër kritikët shohin tek krijimi i zonave të institucionalizuara serbe të ndikimit, rrezikun e një tjetër “Republika Srpska”, si ajo e dominuar nga serbët në Bosnje Hercegovinë. Nga ana tjetër në vend se të mbronte pandryshueshmërinë e kufijve në Evropë si një parim që nuk mund të negociohet, Uashingtoni mbështeti disa kohë më parë idenë e një shkëmbimi territoresh si një mjet për një marrëveshje përfundimtare.

Ideja u konceptua nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe homologu i tij në Kosovë në atë kohë, Hashim Thaçi, që sot është në pritje të gjykimit në Hagë për akuzat për krime të dyshuara të luftës gjatë luftës në Kosovë. Kjo ide u mbështet pas disa hezitimesh edhe nga BE, dhe konkretisht nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo nismë dështoi, jo vetëm për shkak të vetos së Gjermanisë që në atë kohë drejtohej nga kancelarja Angela Merkel por edhe sepse Thaçi shkoi në Hagë për t’u përballur me akuzat. Megjithatë, analistja nga Beogradi Izabela Kisicmç e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mendon se Vuçiç nuk i ka braktisur të gjitha shpresat për “ndarjen e Kosovës”.

Për të luajtur me kohën, Beogradi i është rikthyer politikës së provokimit të qëllimshëm, ndërsa pret një “situatë gjeopolitike më të favorshme”, siç është rikthimi në detyrë i Donald Trump. Ndërkohë Vuçiç ka mësuar se përshkallëzimi është një metodë që në fund të shpërblen, pasi të ofrohet gjithmonë diçka në këmbim.

Edhe marrëveshja e fundit që u është propozuar palëve synon që të “qetësojë” Vuçiç, dhe se pas krijimit të bashkësisë së komunave serbe, Beogradi do të distancohet zyrtarisht nga Moska. Por politologu dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, i Shkollës Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, është shprehur shumë kritik ndaj kësaj politike.

Ai argumenton se politika aktuale e SHBA-së për Ballkanin është “shumë e gabuar”. Sipas tij, Serbia po shkon drejt autoritarizmit dhe një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Por edhe Gjermania gjithashtu ka dështuar që t’i rezistojë si duhet frymës nacionaliste në rajon.

Në vend të një strategjie koherente për Ballkanin, kancelarja Merkel e pranoi në mënyrë të njëanshme liderin autoritar serb, duke e cilësuar atë si një “spirancë”. Ajo u takua në Beograd me Vuçiç 16 herë në 9 vite. Dhe në fjalimin e saj të lamtumirës, Merkel e lavdëroi presidentin serb se ka “mbajtur gjithmonë premtimet e tij”.

Në fakt për vite me radhë, Vuçiç ka refuzuar të angazhohet qartazi ndaj politikës evropiane. Kur shpërtheu lufta ruse kundër Ukrainës, ai u fokusua tërësisht në marrëdhëniet e veçanta midis Serbisë dhe Rusisë. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Nuk është rastësi që në fillim të këtij viti grupimi paraushtarak rus Wagner hapi një zyrë në Beograd.

Duke pasur parasysh tensionet në rritje në rajon, mund të thuhet se koncepti gjerman i diplomacisë lajkatare të “stabilitokracisë” ka dështuar. Berlini është përqendruar për një kohë shumë të gjatë në stabilitetin në politikën e brendshme dhe tek llogaridhëniet në politikën e jashtme.

Në këmbim të kësaj, autokratëve iu falën të metat e tyre në respektimin e shtetit të së drejtës. Tani, me luftën në Ukrainë, situata në Ballkan po përshkallëzohet gjithashtu: me skenarin e fundit të krizës në Kosovën e Veriut në fillim të këtij viti, Vuçiç tregoi se rajoni është shumë pranë përsëritjeve të përplasjeve të mëparshme.

Edhe në Bosnje Hercegovinë, qeveria e Beogradit ka shfaqur hapur se aspiratat serbe për t’u bërë një fuqi e madhe janë një kërcënim për paqen. “Republika Srpska” (RS), pjesa e dominuar nga serbët e vendit, është produkt i politikës së spastrimit etnik nën Slobodan Miloseviç.

Presidenti në detyrë i RS, Milorad Dodik, ka mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë në synimet e tij për të krijuar një shtet të shkëputur të pavarur nga Bosnja. Qeveria e RS-së po bën të pamundurën për të minuar autoritetin e qeverisë qendrore në Saravejë. Një sjellje problematike po vërehet edhe nga Kroacia.

Shteti anëtar i BE-së ka ndjekur një kurs de fakto të ri-tugjmanizimit në politikën e tij të jashtme. Zagrebi e ka përdorur sistematikisht pakicën kroate në Bosnje (rreth 15 për qind) për të ndërtuar ndikimin e vet në vend. Qëllimi është të krijojë njësinë e tretë federative në vend.

Për këto arsye, ekziston një nevojë urgjente e ndryshimit të kursit të angazhimit të Gjermanisë në Ballkan. Tolerimi i ideve populiste çon në forcimin e separatistëve dhe politikave përçarëse, duke formuar një bosht të rrezikshëm destabilizimi me Rusinë, që nga ana tjetër, rrezikon interesat e sigurisë gjermane dhe evropiane. Sulmet aktuale ndaj shteteve multietnike të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi) duhet të rishqyrtohen në kontekstin e luftës në Ukrainë.

*Marion Kraske është një politologe dhe publiciste gjermane që ka punuar për dekada në nivel ndërkombëtar mbi ekstremizmin e krahut të djathtë, nacionalizmin dhe përballjen me të kaluarën.
Temat kryesore janë gjithashtu Luftërat Ballkanike dhe sfidat e ndërtimit të shtetit dhe kombit në kontekstet pas konfliktit.
Ajo ka punuar për DPA, SPIEGEL, televizionin ARD dhe së fundmi si drejtuese e Fondacionit Heinrich Böll në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.Perktheu Bota.al



6 Comments

  1. Nje gjermane qe e paska kuptu sakte lojen e serbeve.por duhet kuptuar qe nuk eshtte vetem Vucici ,Milloshevici,Mlladici e Shesheli keshtu.Keshtu jane 99% e serbeve,se perndryshe pse ai popull kriminel nuk voton nje liberal,pse nuk jane penduar per gjenocidet ndaj nesh por akoma kerkojne dhe jane te etur per gjak shqiptari,dhe pse gjithmone votojne cetniket ,me mbi 50%?Pra fajin e ka populli dhe i gjithe shteti serb.Ky eshte nje fakt qe gjithmone duhet pasur parasysh,dhe nuk duhet qe perendimoret te genjejne veten se duke ia plotesuar tekat serbeve,te genjejne veten se serbet do ndryshojne, edhe ndryshuan politiken e jashtme formalisht, do behen perendimor dhe jo pro rus sic jane dhe do jene gjithmone.Zgjidhja eshte shume e thjeshte.Lereni Serbine ne aleancen natyrale me ruset, deri sa te vije koha qe te shqyhet dhe copetohet ai shtet i ngritur mbi gjak dhe territore te marra fqinjeve,dhe mos e afroni me zor dhe presion ne boten perendimore, sepse nuk i perket kesaj bote.Aq me pak, te na kerkoni koncensione ne shqiptareve qe te kenaqen orekset serbofashiste.Jo se do pranojme te bejme koncensione te tjera, por do jete nje shembull i keq qe do i jepni te tjereve,pra qe miqte e vertete(shqiptaret) te cilet kundershtuan me se humti Rusine keto kohe te tentoni ti beni kurban, dhe pro -ruset me te medhenje ti shperbleni. Gjithsesi do jete nje teater qe serbet po luajne meperendimeoret,se ne fund dihet perfundimi.Serbet po luajne mire, priten deri se kush do ishte fituesi i luftes,dhe tani qe duket qarte qe Rusia po humb, ia kthyen formalisht shpinen atyre, por po bejen dhe nje gabim fataj per egzistencen e tyre:nqs kerkojne dhe bejne realitet Zajednicen, atehere neser Serbia do mbushet me Zajednica, qe duke shfrytezuar ate termin “vetevendosje” te planit franko-gjerman, do detyrohen te pranojne vetevendosjen e Lugines, Sanxhakut, VOjcodines, territoreve bullgare dhe rumune. E njejta llogjike mund te vleje dhe per ne, por ne atehere do jemi ne NATO ,dhe gjithashtu do kemi fuqizu mjaftueshem ushtrine, pra nga ne sdo marrin asnje cm,kurse vete do copetohen.Ky eshte kurthi ku po bien serbet

  2. Kurva plakë gjermane , që edhe vetë vjen nga vuajtjet e Gjermanis lindore , vizitoi 16 herë në 9 vjet satrapin Vuçiç dhe para largimit të saj , në vend të zgjidhjes që shqiptarët prisnin e presin për njohjen e Kosovës , na la peshqesh lavdërimet për meritat e këtij krimineli prej dekadash i zhytur në gjak , se na
    i mbajtkërka premtimet , dhe premtimi më i madh i kësaj bishe të sëmurë , është të realizoj Serbin e madhe , me çfardo lloj kostoje e çmimi dhe nën hundën e perëndimit , i cili historikisht për shqiptarët ka qenë : “hej Europ ,
    hej kurvë e motit ,
    shqiptarët në dorë të Zotit”.

  3. Tani, njeriu që investonte haptazi në deputetë dhe media për të shkatërruar opozitën, akuzon kundërshtarin e tij se po bën të njëjtën gjë.

    Është në historinë e tij në fakt, që ato që i ka bërë vetë, ia vesh edhe kundërshtarit të tij.

    Vetëm se në këtë rast, të keqen nuk e ka nga Rama, por nga SHBA.

    Dhe nuk ka McGonigal, Soros, Ramë, Duçkë, Nezë, apo revolucion, që ia heq damkën “non grata”, si një politikan i korruptuar familjarisht

  4. Për gjitha këto që thua se nuk ka , për ti hequr damkën “Non gratës pa asnjë fakt” , të gjitha këto e shumë e shumë të tjera që do të dalin , janë atje në Amerik , me të gjitha faktet për t’a dërguar paket , për t’a hetuar e gjykuar para e mbrapa “on gratën” tënde , i cili nëpërmjet vjedhjeve , xhvatjeve , shpopullimit e shpërbërjes së Shqipërisë , ka ndërmarrë misionin për rilindjen e gjyshërve , dhe etërve të tyre kriminel komunist , pasojat e të cilëve vuajm edhe sot .

  5. por të shitet sot si njeri i prekur në dinjitet dhe i poshtëruar ish-sekretari i byrosë së partisë të mjekësisë së Tiranës, të shitet sot si i revoltuar nga cenimi i dinjitetit njeriu që, me vullnetin dhe këmbënguljen e tij, i kalonte netët e dimrit në dhomën e pritjes së familjes së Enver Hoxhës apo ditët e verës duke vozitur me fëmijët e tij në Liqenin e Pogradecit, ky është kulmi i hipokrizisë dhe mashtrimit.Prandaj quhet damke o loqe,qe nuk hiqet me,njelloj si skllevrit romake o loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *