Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në kuadër të planit operacional “Fati i lojërave”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Përmet, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. R., 23 vjeç, banues në Përmet.
Shtetasve K. H. dhe G. R. iu janë gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 2 aparate celulare me programe për vënien e basteve sportive online. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.