• |
ide | kryesore

Berisha një ditë para protestës: Do vazhdojmë betejën tonë!

-Instant, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën që do të zhvillohet nesër.

Berisha tha se PD do të vazhdojë të betejën për informimin e shqiptarëve, teksa ka shtuar se qeveria po asgjëson defacto fuqinë ligjbërëse të qeverisë.

“Nesër ne vazhdojmë betejën tonë. Ne informojmë shqiptarët se janë 40 nisma legjislative të demokratëve që Rilindja i mban në sirtar.

Ky është asgjësimi defacto i fuqisë ligjbërëse të opozitës. Një nga ligjet më të rëndësishme është ai i Lustracionit. Ky ligj që është i standardeve më të mira, Edi Rama dhe Balla kërkojnë ta zëvendësojmë me një amendament.  Në amendamentet e shkarkuar nisur si i Ali Bashës përfundoi si I Taulant Ballës. Duhet bërë sipas ligjit të Lustracionit. Në nenin e këtij ligji parashikohet humbja e së drejtës për kandidim në organet e zgjedhura, në postet e rëndësishme. Për të gjithë oficerët, agjentët, ky është ligj që u përdor nga të gjithë vendet. Është ligj që e paraqitëm për të tretën herë. E kemi votuar më 1996, 2008 dhe Edi Rama e rrëzoi për konflikti interesi. E kemi dorëzuar sërish. Ka ligje të tjerë më rëndësi të mëdha që nuk vijnë në Parlament. Ndaj, nesër në orën 10:00 duhet të jemi para parlamentit që zëri të të dëgjohet dhe revolucioni të vazhdojë“, tha Berisha.

Nesër opozita mban protestën e radhës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se ditën e nesërme në orën 10:00 do të mbahet protesta para Kuvendit.



2 Comments

  1. Tani, njeriu që investonte haptazi në deputetë dhe media për të shkatërruar opozitën, akuzon kundërshtarin e tij se po bën të njëjtën gjë.

    Është në historinë e tij në fakt, që ato që i ka bërë vetë, ia vesh edhe kundërshtarit të tij.

    Vetëm se në këtë rast, të keqen nuk e ka nga Rama, por nga SHBA.

    Dhe nuk ka McGonigal, Soros, Ramë, Duçkë, Nezë, apo revolucion, që ia heq damkën “non grata”, si një politikan i korruptuar familjarisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *